Biografia
Lindi ne Shale te Dukagjinit te Shkodres.
Si nje malsor i rritur neper oda te burrave ku pervec tjerash nuk kishte se si te mungonte muzika folklorike, ai qysh si femije tregoi interesim per kengen. Talentin e tij ne fillim e shfaqi me pjesemarrjen e tij neper programe te ndryshme te shkolles ku u vecua per zerin e tij te bukur. Ndersa sot ka marre epitete te ndryshme si "bilbili i veriut" etj.
Gjovalin Prroni deri me tani ka lansuar ne treg kater albume te certifikuara nga Ministria e Kultures. Ato jane: "Kthjellet si loti", "Lulja e bores", "Vetem s`mund te rri" dhe "Pikon loti per dashuri"! Nder to edhe mjaft duete te suksesshme me emra te medhenje te muzikes sone si Fatmira Brecani, Dava Gjergji, Luljeta Krasniqi etj.
Poashtu ka bashkepunuar me emra te njohur kompozitoresh si Kole Susaj, Edmond Zhulali, tekstshkrues si Gjok Beci, Hamit Alia, Kadri Fikaj etj. Gjovalin Prroni njihet edhe si instrumentist i shquar i shume veglave muzikore ku vlen te theksohet ciftela dhe lahuta te cilat i zoteron me nje mjeshtri te madhe.
Ne vitin 2017 violinisti shqiptar me fame boterore Shkelzen Doli organizoi koncert ne Tirane se bashku me disa orkestrues te filharmonise se Vienes ku ne mesin e shume yjeve te skenes shqiptare u perzgjodh Gjovalin Prroni i cili me interpretimin e kenges "Xhamadani vija vija" te sjellur ne nje version tjeter me lahute e cifteli mahniti gjithe te pranishmit dhe publikun e gjere! Kjo paraqitje e tij ishte madheshtore ku per here te pare lahuta jone e vjeter rreshtohet sinkron me veglat e shumta muzikore.
Nuk kane munguar as dekoratat e mirenjohjet nga shoqatat e ndryshme ne trevat tona per kontributin e tij te vazhdueshem ne pasurimin e folklorit tone.
Vlen te permendet se kohe me pare ish presidenti i Republikes se Shqiperise z.Bujar Nishani nderoi me dekoraten "Nderi i kombit" zonen e Dukagjinit per kontributin e pandalur te kesaj zone ne te gjitha sferat, pjese e se ciles eshte padiskutim edhe Gjovalin Prroni.
Poashtu mjaft i vlersuar dhe i dashur eshte edhe per publikun ne Kosove,ku vlen te permendet se ne veren e vitit 2018, ne Festivalin tashme tradicional "I kendojme lirise"qe mbahet cdo vit ne Kline, Gjovalin Prroni pas nje interpretimi te shkelqyer te dy kengeve te kenduara live shperblehet nga juria me cmimin e pare "Zeri me i mire"!
Kenget e tij jane mjaft te klikuara, kane tekste te fuqishme dhe percjellin cdoher mesazh tek degjuesi i cili i takon grupmoshave te ndryshme.
Pervec kesaj eshte mjaft i kerkuar edhe ne dasma e ahengje te ndryshme familjare!
Gjovalinin poashtu e gjejme her pas here te ftuar me kenaqesi neper TV dhe radio shqiptare duke i dhene keshtu mundesine adhuruesve te tij brenda si dhe jashte kufinjve shqiptare te bashkebisedojne per se afermi me te dhe te ndjejne me prane kengen e tij burimore shqiptare!
Sa i perket jetes private jeton ne Tirane, eshte i martuar dhe baba i dy femijeve.
Pos muzikes Gjovalini eshte i apasionuar edhe pas ciklizmit dhe vrapimeve te gjata!
Poashtu nje pjese te mire te kohes e kalon me shume kenaqesi edhe ne bjeshke, ne alpet shqiptare, her ne Theth e her ne Rugove duke u marre pervec ajrin e paster poashtu dhe nje cope bukuri bjeshke te cilat ia vesh zerit te tij.
Nje tjeter karakteristike e ketij kengetari te mirefillt ne paraqitjet skenike eshte mbajtja e flamurit tone kombetar perreth kokes me shume dashuri. Por edhe syte e shqiponjes mbi ballin e ketij malsori vezullojne sikur don te thone se edhe ajo ndjehet krenare se kush po e mban ate.
I urojme ketij bilbili edhe shume vite jete te shendetshme se bashku me zerin e tij te kulluar si uji i bjeshkeve te Dukagjinit.