TEKSTESHQIP
Gjovalin Shani, Ndue Shytani, Fran Kodra & Ndoc Fusha - Kushtrim Brezash
Gjovalin Shani, Ndue Shytani, Fran Kodra & Ndoc Fusha
Kushtrim Brezash

Autor i vijës melodike dhe autor i fjalëve të tekstit është Fran Kodra, teksa kënga u orkestrua nga Luan Dagistani.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Hej, mos me lshu ket tok Shqipnije,
pat ardh Gjergji, pat ardh Gjergji për Turqije.
Me 300, oh, me 300 luftëtarë shqiptarë,
tok’ e Arbrit, tok’ e Arbrit
mos me fal, mos me fal, oh.

Mos me lan shkja n’oborre,
Dardania, Dardania u mlue me vorre.
Nat’ Prekaz, oh, nat’ Prekaz
mos me lshu vendin,
shkoj një fis, oh,
shkoj një fis me n’krye Ademin.

Hej, mos me lshu ket tok shqiptarit,
Oso Kuka, Oso Kuka u dogj prej gjallit.
Shtatë Shaljanë, oh,
shtatë Shaljanë kan mbet te zjarri.
Prej Stambollit, prej Stambollit
ku ndriçojn majet,
Dedë Gjon Luli,
Dedë Gjon Luli me djem t’Hotit.

Mic Sokoli, Mic Sokoli
shkoj n’grykë t’topit.
Ju po m’leni, sot po m’leni
ditë t’vështirë,
veç me gjet, oh,
veç me gjet një jetë ma t’mirë.

Hej, për mi mbrojt trojet e shqipes,
mija vetë, oh,
mija vetë n’ato fusha t’Radikës.
500 vjet, oh, 500 vjet me Osmanlli,
djeg e pjek, oh,
djeg e pjek me shkaun e zi.

Mehmet Shpendi, Mehmet Shpendi
n’fushë t’mejdanit,
me 80, oh,
me 80 dëshmorë t’Planit.
Sot shqiptarve, sot shqiptarve
s’po ju ka hije
me braktis, oh,
me braktis ket tok Shqipnije.

Hej, gjithmonë burrat kan bo be,
pasha trojet, pasha trojet
ku jemi le.
Për herojt, për herojt
se gjallë i kena,
për nja shqipe,
për nja shqipe me dy krena.

Me braktis, oh, me braktis at tokë krenare,
vjen Shkëlzen Riza,
vjen Shkëlzen Riza e fushë e malet.
T’parët tonë, oh,
t’parët tonë për këto kan vdek.
Kur t’ju lypin, kur t’ju lypin,
vonë do t’jemi.
Kur t’ju lypin,
vonë do t’jemi.

Kontribuan:
Komente 0