
Enzo & 2Ar
Lotët E Nanës
Lotët E Nanës
Për këtë këngë ka punuar tekstin Anna Marku.
Teksti :: Song Lyrics
I...
Edhe sot kam frikë të hedh edhe ni hap
të shkel mbi tokën time mbulu me gjak
aty ku shqiptari dha frymën e fundit
ku u lanë hesapet në gjuhën e plumbit
se s'ka drejtësi,vetëm ligj në letër
vetëm bandë e krim shndërrue në kryevepër
hipokrit pushteti që s'ditën të ngopun
të rinj para kohe njohën jetën e pasosun
Refreni :
Mbaje dorën mbaje o shqiptar
ç'faj ka nana me e lan pa djalë
mendo veten tragjedi t'ksaj bote
a t'dhemb zemra kur qan nana jote.
II...
Kam frikë ti shoh nanat veshur në të zeza
që i lanë lotët pezull mbi varreza
ti shoh rrugët shkret nga val emigrimi
atje ku lapidaret flasin në shej kujtimi.
se gjaku u bë uj e ujk dashunia
bij e bija vriten,përgjaket shqiptarija
me faj dhe pafaj po tret toka nanë
se di për shqipëtarë a ka më ranë
III...
Kam frikë me e u zgju,më dëgju përsëri
këngë vaji e dhimbja t'më pushtoj në gji,
një ofshamë shpirti të më ngushëlloj
deri kur shqiptari kshtu do të vazhdoj
deri kur ky komb do ndihet në faj
se e vodhën dhe e rropën bijt e saj
deri kur atdheu do të gjejë qetsi
e në vend plumbave
të nigjohet kanga për vllazni.
Edhe sot kam frikë të hedh edhe ni hap
të shkel mbi tokën time mbulu me gjak
aty ku shqiptari dha frymën e fundit
ku u lanë hesapet në gjuhën e plumbit
se s'ka drejtësi,vetëm ligj në letër
vetëm bandë e krim shndërrue në kryevepër
hipokrit pushteti që s'ditën të ngopun
të rinj para kohe njohën jetën e pasosun
Refreni :
Mbaje dorën mbaje o shqiptar
ç'faj ka nana me e lan pa djalë
mendo veten tragjedi t'ksaj bote
a t'dhemb zemra kur qan nana jote.
II...
Kam frikë ti shoh nanat veshur në të zeza
që i lanë lotët pezull mbi varreza
ti shoh rrugët shkret nga val emigrimi
atje ku lapidaret flasin në shej kujtimi.
se gjaku u bë uj e ujk dashunia
bij e bija vriten,përgjaket shqiptarija
me faj dhe pafaj po tret toka nanë
se di për shqipëtarë a ka më ranë
III...
Kam frikë me e u zgju,më dëgju përsëri
këngë vaji e dhimbja t'më pushtoj në gji,
një ofshamë shpirti të më ngushëlloj
deri kur shqiptari kshtu do të vazhdoj
deri kur ky komb do ndihet në faj
se e vodhën dhe e rropën bijt e saj
deri kur atdheu do të gjejë qetsi
e në vend plumbave
të nigjohet kanga për vllazni.
- Publikimi: 09/09/2025
- Ora: 15:41
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0