TEKSTESHQIP
Anarla - Sa Vonë Nanë
Anarla
Sa Vonë Nanë

Autore e melodisë dhe autore e tekstit është Anna Marku.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Sa vonë,nanë
I...
Vitet kurrë s'ti numërova
t'kam mendue përjetsi
koha griste jetën tane
e unë i ndihmova me mërzi.

Kthehem sot e kthehem nesër
nanë nuk dita kurr me ardh
kjo buk e kurbetit zehër
helm i zi por me ngjyrë të bardhë

Refreni:
Sa vonë jam kujtue nanë
jeta jote kishte kry
lot e dhimbje më përlanë
kur e gjeta derën n'dry.

Sa vonë jam kujtue nanë
me ardh me ta shujt at mall
për evlad s'paska ma ran
me u kthy mos me t'gjet gjallë.

ll...
Atë vetmi që ta kam fal
ma ka ngran shpirtin çdo ditë
kam shpresu me të gjet gjall
me t'puth ballin e me ti puth sytë.

Kthehem sot e kthehem nesër
nanë nuk dita kurr me ardh
kjo bukë e kurbetit zehër
helm i zi por me ngjyrë të bardhë
Komente 0