Biografia
Zhanri i muzikës që ai interpreton është Folk dhe një përzierje midis Pop dhe Folk. Por ai prodhon gjithashtu shumë zhanre tjera të muzikës për artistë të tjerë.
Ai është gjithashtu një këngëtar i muzikës live, i cili këndon në dasma dhe ahengje, por edhe në klube e koncerte të ndryshme.
Graniti ka pasur bashkëpunime të ndryshme me artistë të njohur në Kosovë si: Genc Prelvukaj, Hekuran Krasniqi, Eni Koci, Gold Ag etj.
Ai është gjithashtu autor i shumë këngëve të suksesshme si: “O moj vajze e re”, “Diaspora”, “Kallxoj Nanes”, “Lek i madh”, “Ndarja” apo “Letër për ty” etj, si dhe ka botuar. albumin e tij unplugged me këngë qytetare dhe popullore nga Kosova dhe Shqipëria.
Graniti ka publikuar së fundmi këngën e tij të re të quajtur “Vera” në bashkëpunim me DJ Smily. Ai krijoi edhe melodinë e këngës “Cka i bone” për artistët Dj Geek, Ya Nina & Ledri Vula.
Kënga e fundit e publikuar nga Granit Ismajli është “Pritem nane te dera” në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Hekuran Krasniqi.