TEKSTESHQIP
Gresa Gjocera & Bledi Kaso - Busulla E Zemrës
Gresa Gjocera & Bledi Kaso
Busulla E Zemrës

Kompozimi dhe arranzhimi e përshtati Jeris Kaso, teksa autor i tekstit është Pandi Laço.

TEKSTI :: SONG LYRICS

S'më besohet se do të përfundojë
Me ndarjen paqe nuk bëj dot
E di—
Pa ty jo, nuk mundem, jo

E humba busullën e zemrës
Në turmën e qytetit pezull
Nuk mundem pa ty
Një pikë në horizont

Tani s'më ke
Po brenda je
Se braktisur nga vetja
Kurrë nuk mundem
Si një tokë e tharë
E mbuluar me gjethe të verdha vjeshte
E pres unë shiun tënd
Të ma shuajë etjen

Dhe malli ty do të marrë
S'do fshish ti lotët e mi
Por në kafenenë tonë
Ulur përballë teje
Të jetë vetmia

Mungojnë për mua buzëqeshjet diellore
Mungojnë për mua tekat fëminore
Çdo mëngjes, me puthjen tënde të zgjohem
E për çdo natë, në sytë e tu të harrohem
A do mundem pa ty?
A do mësohem?

Mungon sa shumë e jotja foto
Por më shumë më mungon—
O, sa shumë—
Të kthehet tek unë
Busulla e zemrës

Tani s'më ke
Po brenda je
Se braktisur nga vetja
Kurrë nuk mundem
Si një tokë e tharë
E mbuluar me gjethe të verdha vjeshte
E pres unë shiun tënd
Të ma shuajë etjen

Dhe malli ty do të marrë
S'do fshish ti lotët e mi
Por në kafenenë tonë
Ulur përballë teje
Të jetë vetmia…

Edhe dielli s'ka për të perënduar
Edhe yjet, një nga një, për t'u shuar
Edhe bota do të ndalë…
Sa humba unë?
Me ty, unë humba
Busullën e zemrës

Si një tokë e tharë
E mbuluar me gjethe të verdha vjeshte
E pres unë shiun tënd
Të ma shuajë etjen
Dhe malli ty do të marrë
Por në kafenenë tonë
E ulur ѕot
Të jetë vetmiа…

Kontribuan:
Komente 0