Gresa Radoniqi Morina u lind më 21.10.1992 në Gjakovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e kreu në vendlindje. Studimet e larta i bëri në Universitetin e Prishtinës në Fakultetin e Filologjisë në Degën e Letërsisë Shqipe. Në vitin 2011 e botoi librin e saj të parë “ Jehonë e heshtjes”, kurse në vitin 2015 botoi librin “ T’i flasësh heshtjes” me të cilin në Mitingun e 51 të poezisë u shpërblye me çmimin “Yllka Domi”.
Ka punuar për një kohë të gjatë si vullnetare në bibliotekën e qytetit “Ibrahim Rugova” në Gjakovë. Ku njëherit po në Gjakovë për një kohë kishte punuar si mësimdhënëse e Gjuhës dhe letërsisë shqipe. Ishte aktive në jetën kulturore dhe artistike në komunën e Gjakovës dhe ishte pjesë e organizimeve të shumta letrare. Prej disa vitesh jeton dhe vepron në Belgjikë.