Biografia
Duke njohur dhe bashkepunuar me artistet e rinj, Bojken Lako dhe Eni Shehu (bashke-krijues I projekti muzikor Grifshat) bene te mundur rekrutimin e ketij formacioni duke perzgjedhur si per nga natyra gjithashtu dhe profesionalizmi, impenjimi dhe deshira, 4 vajzat (Semi, Kejsi, Ina dhe Katerina) + djalin e nje muzikanti shume te mire te rock-ut Sokol Shehu (Rei). Pjestaret e Grifshave (3vajzat, Kejsi, Ina dhe Kati) njheshin prej kohesh mes tyre per shkak te kurseve dhe mesimeve private qe merrnin mbi pasionin e tyre muziken. Ndersa njohja me Semin erdhi pas nevojes qe shkolla e tyre "Hollywood 206" kishte per 1vokaliste me rastin e nje koncerti qe do zhvillohej. Ato zgjodhen te bashkepunonin me Semin. Por edhe Rei nuk eshte I rastesishem tek Grifshat. Edhe pse nuk I pershtatet ne gjini nofka "Grifsh", ai me talentin dhe grinten e tij ne kitare, ishte I duhuri per te qene I 5ti I verteti tek GRIFSHAT.
Anëtarët:
Semi Jaupaj (1993) - Vokal
Ne moshen 10-vjecare e dashuruar pas muzikes, Semi shenon pjesmarrjen e pare ne nje kompeticion zyrtar te muzikes, "Festivalit Kombetar te Femijeve" Shkoder. Per 3vite me rradhe nder te cilat 2vitet e para ajo ka qene pjese e finales se ketij kompeticioni (aso kohe I rendesishem), ndersa ne moshen 13 vjecare ne po te njejtin festival ajo shpallet si kengetarja me e mire. Me pas kjo ambicje per muziken konkretizohet ne Liceun Artistik "Jordan Misja" ku Semi Jaupaj nisi dhe perfundoi studimet per Kanto. Por, debutimi I saj ne muziken moderne ka qene ne Top Fest 7 me kenge "vetem nje here" ndersa disa muaj me pas ajo merr pjese ne talent – shown "Star Akademi", gare ne te cilen fitoi vendin e 2te si kengetare..Me pas vazhdoi me pjesemarrjen tek Kenga Magjike me "Energji Pozitive" kenge nga Bojken Lako e qe u kualifikua ne Gjysme Finale. Ne vitin 2010 karriera e Semit si kengetare e re shenoi nje pike te rendesishme sic ishte pjesemarrja dhe finalja ne Festivalin Kombetar ne RTSH me kengen "Drite", duet me Albi Xhepen qe u vleresua si kenga me e mire e Kategoria e te Rinjve duke dale ne finale...
Kejsi Katia (1996) – Drums
Prej 7vitesh Kejsi merr mesime private per Piano ndersa 2vitet e fundit eshte ushtruar ne Kitare dhe Bateri, instrument qe perfaqeson tek Grifshat. Momentalisht vazhdon studimet ne vitin e pare per Picture ne Liceun Artistic "Jordan Misja". Dashuria e saj per artin permbushet edhe me pasjonin qe ajo ka per fotografine.
Ina Havaraj (1995) – Bass Guitar
Prej femijerise Ina ka ndjekur kurse private ne Piano ndersa 2vitet e fundit ajo ka "devijuar" tek studimet per Kitare dhe vitin e fundit eshte fokusuar tek Bassi, instrument qe perfaqeson tek Grifshat. Ajo vazhdon studimet ne gjimnazin e pergjithshem "Sami Frasheri".
Katerina Klosi (1996) – KeyBoards
Ka patur nje femijeri te mbushur me fryme artistike e ndikuar nga ambjenti familjar ne te cilin eshte rritur (Mamaja e saj gjermane - fotografe dhe I ati Ardian Klosi-publicist). Per shkak te pasionit per muziken, qe e vogel Kati ka ndjekur kurse pianoje dhe te baterise ndersa momentalisht vazhdon studimet ne shkollen e mesme "Petro Nini Luarasi"
Rei Shehu (1993) –Guitars
I biri I Kol Shehut, njeri prej kitaristeve me te njohur shqiptar te rock-ut, Rei ka nisur ne menyre te paevitueshme rrugetimin ne muzike. Mesimet dhe ushtrimet epara ne kitare ai I mori qe ne moshe fare te vogel. Prej 10vjetesh tashme ai luan dhe kompozon ne kitare. Grupi I tij I pare ka qene Narth me te cilin eshte prezantuar ne edicionet e Top Fest, ndersa profili te cilin ai ka vendosur te studioje ne Universitet eshte "Ekonomi & Biznes". Instrumenta qe luan gjithashtu jane: Drums & BassGuitar.
Menxher:
Bojken Lako
Zhanri:
Rock, Pop, Electro-pop