>
BIOSHQIP
Biografia
“Grifshat” jane grupi I pare Shqiptar, ne perberje te te cilit dominojne muzikante femra. I formuar ne 13 Gusht 2011 nga producenti muzikor dhe menaxheri I tyre Bojken Lako, grupi “Grifshat” nisen rrugen artistike pas nje pergatitje te gjate dhe interaktiviteti ne muzike te secilit prej anetareve te tij me debutimin “Jashte Lekure nuk do Dal”. Kenge kjo ne filozofine e se ciles predominon tematika autobiografike e grupit e qe qendron ne thelbin e ketyre adoleshenteve shqiptare dhe jetes se tyre.

Duke njohur dhe bashkepunuar me artistet e rinj, Bojken Lako dhe Eni Shehu (bashke-krijues I projekti muzikor Grifshat) bene te mundur rekrutimin e ketij formacioni duke perzgjedhur si per nga natyra gjithashtu dhe profesionalizmi, impenjimi dhe deshira, 4 vajzat (Semi, Kejsi, Ina dhe Katerina) + djalin e nje muzikanti shume te mire te rock-ut Sokol Shehu (Rei). Pjestaret e Grifshave (3vajzat, Kejsi, Ina dhe Kati) njheshin prej kohesh mes tyre per shkak te kurseve dhe mesimeve private qe merrnin mbi pasionin e tyre muziken. Ndersa njohja me Semin erdhi pas nevojes qe shkolla e tyre “Hollywood 206” kishte per 1vokaliste me rastin e nje koncerti qe do zhvillohej. Ato zgjodhen te bashkepunonin me Semin. Por edhe Rei nuk eshte I rastesishem tek Grifshat. Edhe pse nuk I pershtatet ne gjini nofka “Grifsh”, ai me talentin dhe grinten e tij ne kitare, ishte I duhuri per te qene I 5ti I verteti tek GRIFSHAT.

Anëtarët:

Semi Jaupaj (1993) - Vokal
Ne moshen 10-vjecare e dashuruar pas muzikes, Semi shenon pjesmarrjen e pare ne nje kompeticion zyrtar te muzikes, “Festivalit Kombetar te Femijeve” Shkoder. Per 3vite me rradhe nder te cilat 2vitet e para ajo ka qene pjese e finales se ketij kompeticioni (aso kohe I rendesishem), ndersa ne moshen 13 vjecare ne po te njejtin festival ajo shpallet si kengetarja me e mire. Me pas kjo ambicje per muziken konkretizohet ne Liceun Artistik “Jordan Misja” ku Semi Jaupaj nisi dhe perfundoi studimet per Kanto. Por, debutimi I saj ne muziken moderne ka qene ne Top Fest 7 me kenge "vetem nje here" ndersa disa muaj me pas ajo merr pjese ne talent – shown “Star Akademi”, gare ne te cilen fitoi vendin e 2te si kengetare..Me pas vazhdoi me pjesemarrjen tek Kenga Magjike me “Energji Pozitive” kenge nga Bojken Lako e qe u kualifikua ne Gjysme Finale. Ne vitin 2010 karriera e Semit si kengetare e re shenoi nje pike te rendesishme sic ishte pjesemarrja dhe finalja ne Festivalin Kombetar ne RTSH me kengen “Drite”, duet me Albi Xhepen qe u vleresua si kenga me e mire e Kategoria e te Rinjve duke dale ne finale...

Kejsi Katia (1996) – Drums
Prej 7vitesh Kejsi merr mesime private per Piano ndersa 2vitet e fundit eshte ushtruar ne Kitare dhe Bateri, instrument qe perfaqeson tek Grifshat. Momentalisht vazhdon studimet ne vitin e pare per Picture ne Liceun Artistic “Jordan Misja”. Dashuria e saj per artin permbushet edhe me pasjonin qe ajo ka per fotografine.

Ina Havaraj (1995) – Bass Guitar
Prej femijerise Ina ka ndjekur kurse private ne Piano ndersa 2vitet e fundit ajo ka “devijuar“ tek studimet per Kitare dhe vitin e fundit eshte fokusuar tek Bassi, instrument qe perfaqeson tek Grifshat. Ajo vazhdon studimet ne gjimnazin e pergjithshem “Sami Frasheri”.

Katerina Klosi (1996) – KeyBoards
Ka patur nje femijeri te mbushur me fryme artistike e ndikuar nga ambjenti familjar ne te cilin eshte rritur (Mamaja e saj gjermane - fotografe dhe I ati Ardian Klosi-publicist). Per shkak te pasionit per muziken, qe e vogel Kati ka ndjekur kurse pianoje dhe te baterise ndersa momentalisht vazhdon studimet ne shkollen e mesme “Petro Nini Luarasi”

Rei Shehu (1993) –Guitars
I biri I Kol Shehut, njeri prej kitaristeve me te njohur shqiptar te rock-ut, Rei ka nisur ne menyre te paevitueshme rrugetimin ne muzike. Mesimet dhe ushtrimet epara ne kitare ai I mori qe ne moshe fare te vogel. Prej 10vjetesh tashme ai luan dhe kompozon ne kitare. Grupi I tij I pare ka qene Narth me te cilin eshte prezantuar ne edicionet e Top Fest, ndersa profili te cilin ai ka vendosur te studioje ne Universitet eshte “Ekonomi & Biznes”. Instrumenta qe luan gjithashtu jane: Drums & BassGuitar.


Menxher:
Bojken Lako

Zhanri:
Rock, Pop, Electro-pop

Në Maj 2013, Grifshat Ne Rapsodi marrin pjesë në Top Fest 10 me këngën "Peshk Breshk".

Në Nëntor 2011, Grifshat marrin pjesë në Kënga Magjike 2011 me këngën "Jashte Lekure Nuk Do Dal".

Në Maj 2012, Grifshat marrin pjesë në Top Fest 9 me këngën "Pafundesi".

Në Nëntor 2012, Grifshat marrin pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "E Kthjellet".

Në Dhjetor 2012, Grifshat marrin pjesë në The MAMs 2012 (Fresk Fare 1) me këngën "Publikisht", në bashkëpunim me Mams.
DËRGOI:

KATEGORI: