TEKSTESHQIP
Biografia
Stil e plot talent, ai sapo ka hyrë në estradën shqiptare. Emri i vërtetë i këngëtarit është Arlind Cani, por ai në art ka zgjedhur të quhet Gringo. Artisti i ri sapo ka sjellë një këngë të bukur që po pritet mirë me klip me titull "Ajo", e realizurar me melodinë nga Zzap dhe Chriss, me tekst të krijuar nga vetë e refreni është shkruar nga Getinjo. Ai këtë këngë e quan të parën më serioze dhe në mënyrë profesionale duke bashkëpunuar me më të mirët, ndërsa që në vitin 2011 merret me muzikë. Jo vetëm kënga por edhe klipi po pëlqehet i cili është xhiruar brenda dy ditëve në Prishtinë dhe Prizren nga produksioni "XL Films". Djaloshi që ka startuar mjaft bukur me këtë këngë është me origjinë nga Ferizaj por që jeton në Zvicër, dhe priten të tjera hite nga ai mjafton të mbani mend emrin e tij Gringo.

Më datë 13 Shkurt 2018, Noliman & Gringo publikojnë videoklipin "S’deshta Me Marr Qiellin".
Komente 0