TEKSTESHQIP

Grupi I Fshatit Zhejë-Krujë
Lufta E Albulenës
Lyrics

Albulena prita-prita
ndal sulltan se t'erdhi dita
Skënderbeu për majë kalit
si rrufeja po zbret prej malit

Skënderbeu ia bani benë
po të zura në Albulenë
asnjë gjallë nuk do t'shpëtojë
fushën gjaku do ta mbulojë

Mbarë ushtrinë ç'e mori hika
Evrenozin ç'e zu frika
me vrap pashë se t'zu rreziku
mjerë kush mbeti, lum kush iku

Albulena gropa-gropa
mbet ushtria mish për korba
për vend tonë e për lirinë
Albulenë e bajmë Arbërinë