TEKSTESHQIP
Grupi I Pilurit - Ra Një Lot E Lagu Synë
Grupi I Pilurit
Ra Një Lot E Lagu Synë

Për këtë këngë ka punuar tekstin Lefter Çipa.

Teksti :: Song Lyrics

Shekujve furtunë
amaneti s`linte,
malet hedhin gurë,
deti borë nxirrte.

Nga Evropa plakë
s`kish dritë liria,
Kombi u ndez flakë,
erdhi Demokracia...
Shqipëri gëzo...

E liria u peshua,
gjaku dhe ëndrrat e tua..

S`e ishim të etur,
merak na kish mbetur,
me buzë të qeshur
të mbyllet ky shekull..

Mbrapa e lam natën,
ditën edhe vapën,
trimat Flamurit
me dhëmbë shtizën mbajtën.
Shqipëri gëzo...

E liria u peshua,
gjaku dhe ëndrrat e tua..

Ja koha ka ardhë,
koha Arberore,
vjen një re e bardhë,
një dëshirë Kosove..

Amanetet zgjojnë,
trimat bëjnë bashkimin,
malet kuvëndojnë,
detet bëjnë zgjimin.
o moj Shqipëria ime...

Si të ta mat trimërinë?
Gjakun me se ta peshoj?
Do ta shkruaj histrorinë,
sikur sa bota të roj...

E liria u peshua,
gjaku dhe ëndrrat e tua.
Komente 0