lindi më 14-02.1942 dhe ndërroi jetë më 18.02.2021. Eshtë një ndër poetët më të shquar shqiptarë. Autor i 18 librave të botuar me poezi, Lefter Çipa është dekoruar "Nderi i Kombit" në 28 nëntor 2020. Konsiderohet "princi i sotëm" i polifonisë shqiptare. Autori më kreativ i polifonisë gjatë 40 viteve të fundit. Njëri prej studiuesve dhe hulumtuesve më këmbëngulës të poezisë orale popullore në trevat jugore të vendit. Autor i mbi 1250 këngësh të interpretuara nga grupet e famshme polifonike, Ansamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve si dhe dhjetëra ansambleve të tjera artistike. Lefter Çipa konsiderohet si autori i papërsëritshëm i këngëve të vlerës së lartë artistike dhe muzikore. Ky autor ka qënë pjesmarrës me krijimet e veta në 6 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë duke qënë i lauruar në çdo Festival Kombëtar. Lefter Çipa ka botuar një numër të shumtë artikujsh për autorë dhe përfaqësues të shquar të letërsisë kombëtare shqiptare. Ka një arkiv të pasur me dokumente që flasin për fondin autentik të vlerave polifonike shqiptare në Bregdetin e Himarës dhe zonat e tjera arbërore. Shumica e personaliteteve më të shquara të kulturës, mendimit dhe kërkimit shkencor kulturologjik kanë përcjellë vlerësime dhe publikime të rralla vlerësuese për veprën, kontributin dhe vlerat shumëplanëshe të këtij autori dhe organizatori të shquar të veprimtarive polifonike dhe folklorike shqiptare në gjithë hapësirën. Dhjetra tekste të këtij autori janë në fondin e artë të këngës së lehtê shqiptare të kënduara nga këngêtarët më të famshëm të 100 citeve të fundit. Lefter Çipa mbahet mend si bashkëorganizatori nismëtar i trios së famshme Vlonjate. Krijimtaria e Tij është burimi ku ushqehen shumë prej këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori.
Ndër librat e autorit janë: "Bejkë e bardhë", "Bilbilat e vendit tim", "Shqipëri moj ballëhapur", " Këngët e Ruzanës", "Dheun tim përsipër mbaj", "Për Kosovën prapë do të ngrihem", "Kënga që tret lotin", "Këngët e Akroqeranit", " Ju dua si mallin e zemrës", " Vij nga drita", " Këngët e Atdheut tim" (vëllimi i parë), "Endrra nëpër duar", " Njerëz me dritë"etj.
Ai është burimi ku ushqehen shumica e këngëtarëve dhe kompozitorëve të sotëm modernë shqiptarë dhe ku shumica e këngëtarëve kanë preferuar që në repertorin e tyre të kenë të kryerenditur poezitë dhe lirikat befasuese të këtij autori. Është nderuar me çmime dhe dekorata, ndër të cilat me më të lartën "Nderi i Kombit". U nda nga jeta më 18 shkurt 2021.
Veprat e botuara
Lefter Çipa është autor i librave:
"Bejke e Bardhë" - (1976);
"Shqipëri moj ballëhapur" - (1980);
"Dheun tim përsipër marr" - (1989);
"Bilbilat e vendit tim" - (1990),
"Polifonia dhe vjershërimi i polifonisë" - (1994);
"Bilbili që këndon vetëm" - (1999);
"Për Kosovën prapë do ngrihem" - (1999);
Tre vëllime në vitet 1993-94-95 "Kënga që tret lotin",
"Këngët e Akroqeranit" - (2002)
"Kënga që tret lotin" - (2002)
"Këngët e Ruzanës" - (2004)
"Flet princi i polifonisë Lefter Çipa" - (2007)
"Engjëj të polifonisë" - (2009)
"Princi i dashurisë" - (2010)
"Vij nga drita" - (2014)
"Këngët e atdheut tim" - (2014)
"Ëndrra nëpër duar" - (2017)
"Ju dua si malli i zemrës : vjershërim shpirtëror për polifonët dhe vendin tim, Pilur" - (2018)