TEKSTESHQIP
Grupi Lira - Dua Më Shumë Shqipërinë
Grupi Lira
Dua Më Shumë Shqipërinë

Kënga vjen si kompozim nga Spiridon Ilo, ndërsa teksti është përshtatur nga Thoma Avrami.

Teksti :: Song Lyrics

Dua mëngjez-ë e Majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur

Dua lulet-ë të fushësë
Në mëngjez kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha te çupës-ë
Vete me vrap që ti presë

REF. 2x:
Po nga gjithë ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë

Dua natën në verë
Kur të ndritin yjtë e artë
Kur fryn zefiri me erë
Dhe dëfrenj këtë zemrën e zjarrtë

Zogjt´ që ëmbël ligjerojnë
Nëpër lisa mbushur me fletë
O sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vërtetë

REF. 2x:
Po nga gjithë ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë

VIDEOKLIPE

Komente 0