TEKSTESHQIP
Këngë Korçare - Dua Më Shumë Shqipërinë
Këngë Korçare
Dua Më Shumë Shqipërinë

Kënga u kompozua nga Spiridon Ilo, ndërsa teksti është krijuar nga Thoma Avrami.
 "Dua më shumë Shqipërinë" që faktikisht kënga quhej "Dëshërimi i Mëmëdheut"
Kjo këngë patriotike korçare, faktikisht inaguroj le të themi koleksionin e këngëve qytetare patriotike korçare gjatë shekullit të 19-të. Kënga nisi rrugëtimin e saj në fund të shekullit të 18-të për tu bërë gjerësisht e njohur në fillimet e shekullit të 19-të, si një lloj i rri që tashmë korçarët kishin filluar të kultivonin në rrethet e tyre artistike, të frymëzuara krejt nga ideja e Rilindjes Kombëtare, me elemente të muzikës perëndimore, larg sazeve dhe muzikës popullore. Në mos jo e para, sigurisht një nga këngët e para të kësaj kategorie, ish edhe kënga "Dëshërimi i Mëmëdheut" që tashmë njihet si kënga "Dua më shumë Shqipërinë". Kënga është shkruar ndoshta në vitin 1901 nga Thoma Avrami, këngëtar i shquar i bandës së qytetit dhe më vonë solist i Grupit Lira, që njëkohësisht ishte edhe një nga mësuesit e shkollës të parë shqipe, Mësonjtores së Korçës. Është gjerësisht e njohur për ata që studiojnë historinë vendase me detaje, që Thoma Avrami ka qënë njëkohësisht edhe gazetar, publicist dhe përkthyes i dalluar. Avrami ka shkruar shpesh në periodikë të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Pikërisht, ky tekst i veçantë është botuar si poezi në një periodik për Shiptarët e Bullgarisë dhe të Rumanisë, në mos nuk gaboj në Maj të vitit 1903. Atje si pas gojëdhënave e ka gjetur artisti i madh Spiridon Ilo dhe e ka kompozuar bashkë me këngë të tjera patriotike në vitin 1922 në New York të SHBA-së ku hapi një kafene të vogël. Kënga inaguroj koleksion e këngëve patriotike pasi Spiridon Ilo nisi inçizimet e para të këtyre këngëve, menjëherë pasi themeloi shtëpinë e parë diskografike shqiptare "Albanian Phonograph Records" e cila shpëtoi pothuajse shumicën e këngëve patriotike shqiptare deri në vitin 1940. Bashkërisht me këtë këngë është kryer edhe inçizimi i parë i himnit kombëtar të Shqipërisë me numër regjistrimi E-3948 nga vetë Spiridon Ilo dhe tenori arbëresh Giuseppe Mauro. Gjithësesi, kënga ka ndryshuar shpesh herë vije melodike dhe versione të ndryshme deri në vitin 1950 që Spiridon Ilo vdiq në Korçë. Versioni më autentik është ai i Grupit Lira me solistë Tole Adhamin, Gaqo Jorganxhiun edhe Piro Suliotin, ndërsa këngën e kanë interpretuar edhe Kristaq Antoniu, Llambi Turtulli etj.

Teksti :: Song Lyrics

Dua mëngjeset e Majit
Kur këndon bilbili i bukur
Kur fryn erëza e malit
Edhe qarku është i skuqur

Dua lulet-ë të fushësë
Në mëngjez kur janë plot me vesë
Doçkat e bardha te çupës-ë
Vete me vrap që ti presë

REF. 2x:
Po nga gjith' ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë

Dua natën në verë
Kur të ndritin yjt' e artë
Kur fryn zefiri me erë
Dhe dëfrejn' kët' zemrën e zjarrtë

Zogjtë që ëmbël ligjërojnë
Nëpër lisat mbushur me fletë
O sa gaz që mua më bëjnë
Për natyrën e vërtetë

REF. 2x:
Po nga gjith' ato më parë
dua më shumë Shqipërinë
Që të vejë puna mbarë
edhe përjetë të ketë lirinë

Kontribuan:
Piro

VIDEOKLIPE

Komente 2