Grupi Shega
Grupi Shega
Grupi Shega
{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}


Këndon kryesisht: pop-rock
Grupi Shega është grup artistësh. Ata janë një grup të rinjësh nga Hora e Arbëreshëvet, qytezë siçiliane e themeluar nga mërgimtarë shqiptarë para pesë shekujsh, në të cilën ende sot është e gjallë gjuha, kultura dhe identiteti arbëresh. Shkruajnë kështu në gjuhën e stërgjyshërave dhe e përditëshmërisë: arbërisht. Këngët e tyre janë një nevojë shprehëse. Tregojnë dashuri për rrënjët dhe një identitet gjithmonë në udhëtim, ndër 'ethnos' dhe stil bashkëkohor.

Anëtarët e grupit muzikor:
Giorgio Fusco - Vocals
Saverio Guzzetta - Guitar, Bouzouki, Vocals
Rosa Alongi - Violin
Giorgio Ciulla - Bass
Alessandro Ferrantelli - Drum

Ata kanë marrë pjesë në Suns Europe (Festivali Evropian i Këngës në Gjuhë Pakicash, Cagliari, 2015) dhe kanë fituar OPP! Festival-in (Favara, 2017). Kanë patur edhe ekpserienca në televizionet shqiptarë (Top Channel, TvKlan, TVSH; Digitalb) dhe italianë (Rai). Në janar 2018 kanë luar një koncert për Presidentin e Republikës së Shqipërisë, në Pallatin e Brigadave (Tiranë).

"Drita" është kënga e parë e botuar nga grupi dhe e prodhuar në Indigo Studios, Palermo. Në 2020 do të publikojnë albumin e parë.

Më datë 11 Maj 2020, The Daggs publikojnë videoklipin "Lumturi". Muzika e këngës u punua nga vetë grupi.

Në vitin 2021, The Daggs ndryshojne emrin dhe tani grupi quhet "SHEGA". Me të njejtin emër titullohet edhe albumi i publikuar në të njejtin vit, "Shega".

Në Dhjetor 2021, Grupi Shega marrin pjesë në Festivali I 60-Të Në Rtsh me këngën "Një".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »



Pjesëmarrja Në Festivale:


Komente 0