Ai u lind në fshatin Aranitas të rrethit Mallakastër dhe qysh në moshë fare të vogël, Guriu do të spikaste ndër shokët e moshës për zërin e mrekullueshëm dhe melodioz që e karakterizonte. Kjo kishte bërë që shpeshherë Guriut t’i hapej vendi i nderit në ahengje familajre, në koncerte apo dasma fshati. Edhe pse në Mallakastër kënga buron si gurra askush nuk arriti t’i ngjajë apo të përsërisë zërin e Guriut. Kur ishte 11 vjeç, Guriu u aktivizua me grupin artistik të shkollës 8-vjeçare "Ramiz Aranitasi". Tingujt që përhapen dhe përfshijnë hapësirën, rreken të ngazëllejnë çdo formësim e nocion konkret të natyrës, duke e bërë dëgjuesin që të përhumbet brenda vijës melodike apo ëmbëlsisë ritmike të vargut, në qofshin këto idilike, por edhe brenda trishtimit dhe dhimbjes, teksa dëgjon këngët – baladë, të vajit. Sepse e tillë është kënga polifonike, e tillë është muzika popullore në përgjithësi. Në të gjitha këto këngë, ai derdhi shpirtin e tij, duke përcjellë emocione të shumëfishta tek të gjithë ata që kanë shijuar interpretimet e tij. Biri mallakastriot që lartësoi emrin e origjinës së vet, Guri Rrokaj. Ai tregoi se kjo trevë ka nxjerrë në rruëgn e gjatë të historisë, figura të shumta, të shquara e të spikatura që lartësohen së bashku me autoktonininë e saj. Ky potencial i Mallakastërs është shpërfaqur nëpërmjet virtuozitetit dhe hijeshisë së vargut e këngës polifonike. Autori, promovuesi dhe këngëtari i më shumë se 400 këngëve në festivale të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, është bërë një nga poseduesit e çmimeve të merituara dhe një nga korifejtë e zërit të polifonisë, armët e forta në karrierën e Guriut. Me një pamje të rëndë dhe, herë - herë të ftohtë, me zërin që e karakterizon dhe me lukun që shpeshherë ia ndryshon vetes, sheh këngëtarin - rapsod me një diapazon të gjerë dhe shumëdimensional. Ai zgjohet herët për të qneë i pari aty ku mblidhen përditë shokët e tij, për të qenë i pari në takimet që ka planifikuar në axhendën e përditshme, teksa pi gjithmonë i shoqëruar kafen e zgjimit.