>
BIOSHQIP
Biografia
Ai u lind në fshatin Aranitas të rrethit Mallakastër dhe qysh në moshë fare të vogël, Guriu do të spikaste ndër shokët e moshës për zërin e mrekullueshëm dhe melodioz që e karakterizonte. Kjo kishte bërë që shpeshherë Guriut t’i hapej vendi i nderit në ahengje familajre, në koncerte apo dasma fshati. Edhe pse në Mallakastër kënga buron si gurra askush nuk arriti t’i ngjajë apo të përsërisë zërin e Guriut. Kur ishte 11 vjeç, Guriu u aktivizua me grupin artistik të shkollës 8-vjeçare “Ramiz Aranitasi”. Tingujt që përhapen dhe përfshijnë hapësirën, rreken të ngazëllejnë çdo formësim e nocion konkret të natyrës, duke e bërë dëgjuesin që të përhumbet brenda vijës melodike apo ëmbëlsisë ritmike të vargut, në qofshin këto idilike, por edhe brenda trishtimit dhe dhimbjes, teksa dëgjon këngët – baladë, të vajit. Sepse e tillë është kënga polifonike, e tillë është muzika popullore në përgjithësi. Në të gjitha këto këngë, ai derdhi shpirtin e tij, duke përcjellë emocione të shumëfishta tek të gjithë ata që kanë shijuar interpretimet e tij. Biri mallakastriot që lartësoi emrin e origjinës së vet, Guri Rrokaj. Ai tregoi se kjo trevë ka nxjerrë në rruëgn e gjatë të historisë, figura të shumta, të shquara e të spikatura që lartësohen së bashku me autoktonininë e saj. Ky potencial i Mallakastërs është shpërfaqur nëpërmjet virtuozitetit dhe hijeshisë së vargut e këngës polifonike. Autori, promovuesi dhe këngëtari i më shumë se 400 këngëve në festivale të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit, është bërë një nga poseduesit e çmimeve të merituara dhe një nga korifejtë e zërit të polifonisë, armët e forta në karrierën e Guriut. Me një pamje të rëndë dhe, herë - herë të ftohtë, me zërin që e karakterizon dhe me lukun që shpeshherë ia ndryshon vetes, sheh këngëtarin - rapsod me një diapazon të gjerë dhe shumëdimensional. Ai zgjohet herët për të qneë i pari aty ku mblidhen përditë shokët e tij, për të qenë i pari në takimet që ka planifikuar në axhendën e përditshme, teksa pi gjithmonë i shoqëruar kafen e zgjimit.

Më datë 13 Tetor 2012, Guri Rrokaj publikon videoklipin "Rrofsh Moj Kenga Labe". Teksti i këngës u shkrua nga vetë Guri Rrokaj. Videoklipi u prodhua nga kompania Shqipja Master.

Më datë 27 Shtator 2017, Guri Rrokaj publikon videoklipin "Kapedan Orhan Bardhaj".

Më datë 19 Tetor 2017, Guri Rrokaj publikon videoklipin "Deshmori Arben Zylyftari".

Më datë 19 Janar 2021, Guri Rrokaj publikon videoklipin "Kenge Per Presidentin Turk Erdogan". Premtimi i dhënë nga Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan për ndërtimin e Spitalit të ri të Fierit dhe mbështetja e tij për Shqipërinë pas tërmet shkatërrues të një viti më parë, nuk i ka shpëtuar as vargjeve të mjeshtrit të polifonisë, Guri Rrokaj.

Më datë 19 Maj 2021, Guri Rrokaj publikon videoklipin "Kapedan Bilal Alipostivani". Teksti i këngës u shkrua nga Guri Rrokaj.