Më mbaj mend (për 1 muaj)

Hyrja është kryer me sukses!

Jam Bora

Jam Bora
S’jam bora

Një vogëlushe
Si princeshë
E takova
Dje në furrë
Kur i fola
M‘përshëndeti
Nga dera
U nis me turr.

Duke ecur
Si një flutur
Ma bëri me dorë
Thashê si të quajnë
O moj e bukur
Unë tha emrin
E kam Borë.

Aha, i thashê
Ti qenke bora
Jo, jo axhi
s‘po m‘kupton
Nuk jam bora
E ftohtë në male
Por kështu Borë
Të gjithë më thonë.

Dhe Bora
E bardhë si bora
Vazhdoi rrugën
për ku s‘e di
Kurse unë
Në vjershë e mora
Midis vargjesh
Më sjell freski.

- poezi nga Halil Xani


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente mbi këtë krijim


* Të regjistruarit mund të votojnë ose të sinjalizojnë komentet