(1950-1998)
Biografia
Hamza kreu Shkollën e Lartë Komerciale në Pejë. Punoi në Fabrikën e Municionit të Gjuetisë në Skënderaj. Edhe gjatë viteve të shkollimit, por edhe më pas në vendin e punës, kishte krijuar një rreth të gjerë shokësh e dashamirësh. Ai dallohej me një qëndrim të theksuar shoqëror. Me rastin e shpërthimit të demonstratave studentore, në mars dhe në prill të vitit 1981, Hamza, së bashku me vëllanë, Ademin, me dajën Osman Geci dhe me shumë shokë e bashkëpunëtorë të tjerë, mori pjesë në de-monstratat e mbajtura më 3 prill, në Skënderaj. Më 13 mars të po atij viti, pas qëndresës heroike në kullën e tyre, të Tahir Mehës dhe të Nebih Mehës, të cilët rezistuan me armë kundër forcave policore e ushtarake jugosllave, në Prekaz, Hamza së bashku me babanë Shabanin, me vëllanë, Ademin, e me disa bashkëfshatarë të tjerë merr pjesë në varrimin e këtyre dy dëshmorëve. Pjesëmarrja në këtë varrim ishte edhe betim i heshtur për të vazhduar rrugën e lirisë. Në vitin 1990, administrata okupatore serbe i kishte aplikuar masat e dhunshme edhe në Fabrikën e Municionit të Gjuetisë në Skënderaj, ku po punonte Hamza. Pas këtij rasti ai po preokupohej për sasinë prej njëzet to-nësh barut, që ndodhej në Fabrikë. Duke qenë se asokohe ishte shembur sistemi- njëpartiak i veprimit politik dhe në Kosovë ishte formuar një numër partish politike, Hamza anëtarësohet në Partinë Republikane të Kosovës, i joshur nga pjesa e programit ku parashihej edhe mundësia e luftës së armatosur për çlirimin e Kosovës. Ai i kishte kuptuar seriozisht fjalët e hartuesit të programit, mirëpo më vonë ishte bindur se fjalët e mëdha s’kishin qenë tjetër veçse një farsë, ashtu sikurse të gjitha programet stereotipe.të partive pacifiste të Kosovëss Në një bisedë që Hamza kishte zhvilluar asokohe me një zyrtar pacifist, ishte bindur përfundimisht se lufta e armatosur çlirimtare nuk kishte alternativë. Ai i kishte bërë publike qëndrimet e tij gjatë një tubimi në një mbledhje partiake dhe legalisht para të pranishmëve kishte paralajmëruar min e tij dhe të bashkëmendimtarëve, jo vetëm nga rrethi i ngushtë familjar.
– Ne i kemi tubuar disa armë dhe do të rezistojmë, – kishte thënë Hamza.
Hamza ishte në dijeni të stërvitjeve që në vjeshtë të vitit 1991, i kishte bërë vëllai, Ademi, në kazermën e ushtrisë shqiptare në’ Tiranë. Ai, po ashtu, ishte i ndërgjegjshëm edhe për pasojat e mundshme, mirëpo, e kishte ndarë me kohë mendjen.
Ilir Shaqiri është legjenda e muzikës shqipe, zëri që jehon prej shumë vitesh, e i mbushë zemrat e të gjithëve me krenari e atdhedashuri.
Se kënga e Ilir Shaqirit i ka rezistuar kohës e është lartësuar vit pas viti, kjo tashmë dihet.
A e dinit që Ilir Shaqiri dhe Hamëz Jashari kanë interpretuar së bashku këngën “Vjeshta malet i mbush me yje” para 39 vitesh. Ky është një kujtim i pa harruar për këngëtarin, shkruan “Kosovarja”.
Për më tepër, Ilir Shaqiri ka realizuar një këngë dedikuar Hamëz Jasharit, të titulluar “Këngë për Hamëz Jasharin”.
Hamëz Jashari (19 Shkurt 1950 – 7 Mars 1998) ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe vëllau i kryekomandantit të UÇK-së Adem Jasharit. Lindi më 19 Shkurt 1950 në fshatin Prekaz të Poshtëm të Komunës së Skënderajit, rajoni i Drenicës, në Kosovë dhe ra dëshmorë më 7 Mars 1998 po në të njëjtin fshat, gjatë Sulmit në Prekaz. Pas luftës, ai u shpall Hero i Kosovës.