TEKSTESHQIP

Hamez Llapqeva
Do Të Pendohesh
Lyrics

Edhe pse n’zemër m’ke thy edhe pse loti mu shterr
nuk kam forcë qe t’mallkoj Ty se unë kurr s’tkam dasht me sherr.
Veq një herë moj në këtë jetë për Ty kisha dasht me dit
A thu nihesh keq për mua që me lotë m’ke lanë tuj t’prit.
{Ref x2}
Do t’pendohesh do t’pendohesh zemrën tënde mirë e di
Kur të rrjedhin lotët tu do t’ju besosh lotëve t’mi.

Për një zemër që ke thy një ditë ka me të ra ndërmend
ki me lyp aty me u kthy por aty më nuk ki vend.
Veq një herë moj në këtë jetë për Ty kisha dasht me dit
a thu nihesh keq për mua që me lotë m’ke lanë tuj t’prit.
{Ref.x3}
Do t’pendohesh do t’pendohesh zemrën tënde mirë e di
Kur të rrjedhin lotët tu do t’ju besosh lotëve t’mi.

DËRGOI: