
Hamit Kastrati
Këngë Për Kronin E Gorozhupit
Këngë Për Kronin E Gorozhupit
Muzikën dhe tekstin e mori përsipër vetë këngëtari, teksa kënga është orkestruar nga Sami Hoxha. Ju bëjmë të ditur se ky produkt muzikor ka ardhur tashmë në tregun e gjerë të muzikës i përpunuar në sferën vizuale me anë të një klipi muzikor, video produksioni i të cilit është punuar nga Studio Univers. Kjo video premierë është publikuar online më 14 Qershor 2025 dhe menjëherë pas publikimit komentet ishin të shumta. Pas vendosjes së kufirit të hekurt më 1948 mes Shqipërisë dhe Jugosllavisë, shumë fshatra, familje dhe miq u ndanë, ndërsa shpresa për t'u ribashkuar mbeti pezull për mbi 40 vjet. Në jug të Kosovës, pranë kufirit me Shqipërinë, ndodhet fshati Gorozhup. Kufiri i vendosur më 1945 e ndau atë nga pjesa tjetër, e njohur si Pogaj. Megjithëse komunikimi u ndalua, banorët nga të dy anët vazhdonin të shkonin te një krua në kufi për të marrë ujë. Nën vëzhgimin e ushtarëve dhe pa leje për të folur lirshëm, banorët nga Kosova përcillnin lajme përmes shenjave apo fjalëve të koduara, duke informuar njëri-tjetrin për martesa, vdekje apo ngjarje të tjera familjare.
Teksti :: Song Lyrics
- Publikimi: 14/06/2025
- Ora: 15:07
- Dërgo tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- Orkestrimi:
- Video produksion:
Studio Univers
Komente 0