TEKSTESHQIP

Hana Band
Ende E Dua
Lyrics

Në skaj të rrugës, përjetë janë ndalë,
Të dashuruar, një vajzë e një djalë …
Nën hije t’blirit, të ulur n’bar,
Të përqafuar, në puthjen e parë …

N’at kohë e n’at vend me ty mbeta,
N’at jetë, para se jemi ndarë …
Në fjalën e dhënë u mbështeta,
Dashuria ime e parë …


ref:
Zot, pse jam e marrë, definitivisht e marrë …
Pse koha n'at qast per mu është ndal…
Pse ende e dua atë djalë …

I I

Atje te bliri, pres dit’ e nat’,
Me t’gjitha shqisat, e ndjej të kam ngat …
Të pres e heshtur, me lot të tharë,
Të ndjej i dashur, si për her’ të parë …

N’at kohë e n’at vend me ty mbeta,
N’at jetë, para se jemi ndarë …
Në fjalën e dhënë u mbështeta,
Dashuria ime e parë …

DËRGOI: