Teknologjia ka nis e po i ofron gjithkujt të bëhet i famshëm e të realizojë një këngë. Në këtë kohë, askush nuk po e ka të vështirë të jetë një "yll".
Këtë gjë ka bërë edhe Hasan Brahaj, që këndon këngë popullore. Një prej këngëve të tij të hedhura në YouTube ka marrë deri tani mbi 185 mijë shikime, pavarësisht se klipi dhe zëri i tij nuk janë të ndonjë cilësie të lartë.