Ka studiuar letërsi, është autore e gjashtë librave, prozë dhe poezi. Ka marrë pjesë në disa evente letrare brenda dhe jashtë Shqipërisë si: Itali, Austri, Spanjë, Portugali, Turqi, Kosovë, etj. Fituese e çmimeve dhe vlerësimeve të shumta. Helena është lektore në Universitetin Aleksandër Moisiu Durrës.
Helena është analiste e problemeve sociale në media, e diskutimeve dhe konferencave të ndryshme. Ideon dhe shkruan projekte prej vitesh, në fushën sociale dhe kulturore në bashkëpunim me institucionet përkatëse.