Biografia
Ngjitja e parë në skenë ka qënë me shumë emocione në moshën 9-vjeçare, në Festivalin "Celësi i Artë I".
Në Dhjetor 2001, Ester Hoxha & Hersiana Matmuja marrin pjesë në Ylberi 2001 me këngën "Uikend".
Në vitin 2005, Hersiana Matmuja merr pjesë në Ethet E Së Premtes 3.
Në Dhjetor 2006, Hersiana Matmuja merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën "Ah Jetë, Oh Jetë". Hersi ishte vetëm 16 vjeçe dhe nxënëse në Liceun Artistik "Jordan Misja", kur u shpall fituese e kategorisë së të rinjëve me këtë këngë të kompozuar nga Frederik Ndoci. Ishte viti i parë që u bë një format veç për të rinjtë, ku u paraqitën 20 konkurrentë. Hersi fitoi të drejtën të konkuronte në festivalin e madh. Pas konkurimit në natën e parë, Hersiana fitoi të drejtën për tu paraqitur edhe në finale. Kjo u arrit falë punës së shumë njerëzve, familjes, pedagoges Alma Strazimirit që ka kuruar gjithmonë këngët e saj, e Frederik Ndocit që i dhuroi një këngë shumë të bukur. Emocionalisht ishte shumë e ngarkuar dhe para se të dilte në skenë, ishte e përlotur sepse i dukej e pabesueshme kjo pjesëmarrje.
Në vitin 2010, rikthehet në Festivalin e këngës në RTSH me këngën "Me Cilin Rri Ti Dashuri". Me kompozim të Kent Myftarait dhe tekstshkrues Agron Tufa, ishte kënga e parë që i këndonte ndjenjës së dashurisë. Ishte një këngë ku e kishte gjetur veten prej shumë kohësh. Teksti fliste për një vajzë që kërkonte fytyren e personit, e dashurisë së saj, por që nuk e gjente. Ishte një baladë shumë e bukur, e ndërtuar mbi kordat e saj vokale. Gent Myftarai diti te nxirrte në pah notat e saj më prekëse e më të bukura. Nga ky vit ajo bëhet pjesëmarrëse e rregullt e këtij Festivali.
Në vitin 2011, provon edhe "Këngën Magjike", ku vendos të prezantohet me këngën "Natë Moj Natë". Teksti i këngës fliste për një vajzë që kishte shkuar jashtë. Që kërkonte ëndrrat, shpresat por jo gjithmonë ajo që gjen atje ishte fat ose diçka e bukur. Tregon për një vajzë që i mungonte Shipëria që i mungonte dashuria nga njerëzit këtu. Që i mungonte skena. Fliste për Hersin.
Në Dhjetor 2011, Hersiana Matmuja merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën "Aty Ku Me Le". Nje tjeter baladë që i përshtatet shumë mirë vokalit te saj.
Në vitin 2013, ëndërrat e Hersiana Matmujës bëhen realitet. Me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë nga Genti Lako, ajo fiton Festivalin e 52-të në RTSH me këngën "Zemërimi i një nate". Kjo këngë përfaqësoi Shipërinë në Festivalin e Eurovizionit në vitin 2014.