>
BIOSHQIP
Biografia
Hersi Matmuja është rritur në Tiranë dhe ka studiuar në Konservatorin "Santa Cicilia" në Romë për Kanto. Ajo ka kënduar që në moshën 8-vjeçare dhe u spikat në zbulimin e talenteve të reja. Ka marrë pjesë shumë shpesh nëpër festivale si Festivali i këngës në RTSH, Kënga Magjike etj. Ka qënë ëndërra e prindërve të saj, që Hersi të bëhet këngëtare dhe ata e kanë shtyrë të ndjeki këtë rruge. Ajo vazhdon të studiojë duke përvetësuar gjithmonë e më shumë teknikën vokale. Ka provuar edhe muzikën lirike që është një emocion shumë i bukur është pak më i veçnatë se muzika e lehtë.

Ngjitja e parë në skenë ka qënë me shumë emocione në moshën 9-vjeçare, në Festivalin "Celësi i Artë I".

Në Dhjetor 2001, Ester Hoxha & Hersiana Matmuja marrin pjesë në Ylberi 2001 me këngën "Uikend".

Në vitin 2005, Hersiana Matmuja merr pjesë në Ethet E Së Premtes 3.

Në Dhjetor 2006, Hersiana Matmuja merr pjesë në Festivali i 45-të në RTSH me këngën "Ah Jetë, Oh Jetë". Hersi ishte vetëm 16 vjeçe dhe nxënëse në Liceun Artistik "Jordan Misja", kur u shpall fituese e kategorisë së të rinjëve me këtë këngë të kompozuar nga Frederik Ndoci. Ishte viti i parë që u bë një format veç për të rinjtë, ku u paraqitën 20 konkurrentë. Hersi fitoi të drejtën të konkuronte në festivalin e madh. Pas konkurimit në natën e parë, Hersiana fitoi të drejtën për tu paraqitur edhe në finale. Kjo u arrit falë punës së shumë njerëzve, familjes, pedagoges Alma Strazimirit që ka kuruar gjithmonë këngët e saj, e Frederik Ndocit që i dhuroi një këngë shumë të bukur. Emocionalisht ishte shumë e ngarkuar dhe para se të dilte në skenë, ishte e përlotur sepse i dukej e pabesueshme kjo pjesëmarrje.

Në vitin 2010, rikthehet në Festivalin e këngës në RTSH me këngën "Me Cilin Rri Ti Dashuri". Me kompozim të Kent Myftarait dhe tekstshkrues Agron Tufa, ishte kënga e parë që i këndonte ndjenjës së dashurisë. Ishte një këngë ku e kishte gjetur veten prej shumë kohësh. Teksti fliste për një vajzë që kërkonte fytyren e personit, e dashurisë së saj, por që nuk e gjente. Ishte një baladë shumë e bukur, e ndërtuar mbi kordat e saj vokale. Gent Myftarai diti te nxirrte në pah notat e saj më prekëse e më të bukura. Nga ky vit ajo bëhet pjesëmarrëse e rregullt e këtij Festivali.

Në vitin 2011, provon edhe "Këngën Magjike", ku vendos të prezantohet me këngën "Natë Moj Natë". Teksti i këngës fliste për një vajzë që kishte shkuar jashtë. Që kërkonte ëndrrat, shpresat por jo gjithmonë ajo që gjen atje ishte fat ose diçka e bukur. Tregon për një vajzë që i mungonte Shipëria që i mungonte dashuria nga njerëzit këtu. Që i mungonte skena. Fliste për Hersin.

Në Dhjetor 2011, Hersiana Matmuja merr pjesë në Festivali i 50-të në RTSH me këngën "Aty Ku Me Le". Nje tjeter baladë që i përshtatet shumë mirë vokalit te saj.

Më datë 27 Prill 2012, Gjergj Leka & Hersi Matmuja publikojnë videoklipin "Kthehu".

Në Nëntor 2012, Hersiana Matmuja merr pjesë në Kënga Magjike 2012 me këngën "Animon".

Në Dhjetor 2012, Hersiana Matmuja merr pjesë në Festivali i 51-të në RTSH me këngën "Kush Ta Dha Kete Emer".

Në vitin 2013, ëndërrat e Hersiana Matmujës bëhen realitet. Me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë nga Genti Lako, ajo fiton Festivalin e 52-të në RTSH me këngën “Zemërimi i një nate”. Kjo këngë përfaqësoi Shipërinë në Festivalin e Eurovizionit në vitin 2014.

Më datë 16 Mars 2014, Hersi publikon videoklipin "One Night's Anger".

Më datë 13 Mars 2017, Hersiana Matmuja & Jeta Mehmeti publikojnë videoklipin "Ky Moment".