Official Video

Hersiana Matmuja & Jeta Mehmeti - Ky Moment  Lyrics


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

13/03/2017

2017-03-13T21:59:40

Më Shumë Nga

Jeta Mehmeti






(Sirena E Vogël II: Kthim Në Thellësi)

Ja pra, më në fund, kam pendë notimi
Tashmë jam sirenë, ndër valët notoj
Endem sa majtas, endem sa djathtas
Çaste gëzimi me ju po kaloj

Oh, të t'çoj përpara! S'e kam problem

Më duket si ëndërr që kaq shumë po notoj
E kam kaq të lehtë sikur po ec në breg
Po ndjehem e lirë, e mbyllur gjithnjë
Shikoj detin, veç këtu dua të rri

Ky moment është gëzimi im
Vendi im është deti i tërë
Sillem, mbështillem, është kaq mrekulli
Det merrmë me vete, jam e jotja tani

Ky moment është jeta vetë
Sa e vogël unë dukem në det
Kjo është kaq madhështore, më shumë s'mund të ketë
Sa e bukur, sa hyjnore, është kjo jetë

Nëse vetëm një çast
​Të kisha ndarë gjithçka me ty
Dhe deti s'do ishte një fshehtësi
Oh, po ku do jesh tani

Kjo është diçka vezulluese, shkëlqyese
Diçka më e vërtetë se më parë
Ngrihem lart

Ky moment është gazi im
Buzëqesh dhe fytyra më ndrinë
Gishtat më janë rrudhur, por s'më bëhet vonë
Dua t'ndjehem e lumtur, e lumtur gjithmonë

Në këtë çast unë mund të ndiej
T'gjitha ëndrrat plotësohen një ditë
Sa do t'doja që nëna t'më dëgjonte këtë çast
Sepse detit, vetëm detit, i përkas

Unë do të gjej bija ime
Dhe sërish do jem me ty
Do të mbaj në krahë ty, shpirti im
Këngën e detit të këndoj me ty

Këngën e detit të këndoj me ty
Sepse detit, vetëm detit i përkas






Më Shumë Këngë Nga Hersiana Matmuja: