TEKSTESHQIP
Biografia
Zërin dhe praninë e tij e dëgjon dhe e shikon kudo, pasi është një nga më të kërkuarit në mbrëmjet e Diasporës. Këngëtari simpatik dhe me zë të vecantë po bashkëjeton me muzikën prej 12 vjetësh dhe ndiehet shumë mirë kur përkrahet nga shumë njerëz të cilët e duan muzikën që ai bën. Hevziu ka 6 vite që jeton në Genevë të Zvicrës, ndërsa deri më tani ka një album me këngë të bukura ndërsa është duke punuar tre këngë të reja që pritet të vijnë gjatë këtij viti për ty kthyer në hite të muzikës shqiptare, ku këto këngë janë të punuara nga muzikantët Xheni dhe Artan Kastrati. Ai jo vetëm në Diasporë është më i kërkuari, por gjatë pushimeve kthehet në vendlindje ku është i ftuar nëpër dasmat dhe gëzimet familjare. Hevziu tregon bashkëpunon me të gjithë muzikantët dhe përshtatet me ta, por gjithmonë e shoqëron tastieristi (sintashi) i tij Eroll Ganiu.

DËRGOI: