>
BIOSHQIP
Biografia
Zërin dhe praninë e tij e dëgjon dhe e shikon kudo, pasi është një nga më të kërkuarit në mbrëmjet e Diasporës. Këngëtari simpatik dhe me zë të vecantë po bashkëjeton me muzikën prej 12 vjetësh dhe ndiehet shumë mirë kur përkrahet nga shumë njerëz të cilët e duan muzikën që ai bën. Hevziu ka 6 vite që jeton në Genevë të Zvicrës, ndërsa deri më tani ka një album me këngë të bukura ndërsa është duke punuar tre këngë të reja që pritet të vijnë gjatë këtij viti për ty kthyer në hite të muzikës shqiptare, ku këto këngë janë të punuara nga muzikantët Xheni dhe Artan Kastrati. Ai jo vetëm në Diasporë është më i kërkuari, por gjatë pushimeve kthehet në vendlindje ku është i ftuar nëpër dasmat dhe gëzimet familjare. Hevziu tregon bashkëpunon me të gjithë muzikantët dhe përshtatet me ta, por gjithmonë e shoqëron tastieristi (sintashi) i tij Eroll Ganiu.

Më datë 30 Nëntor 2013, Hevzi Kumanova publikon videoklipin "T'kam Hasret".

Më datë 17 Maj 2014, Valon Azizi & Hevzi Kumanova publikojnë videoklipin "Po Shkelqen".

Më datë 22 Maj 2014, Klani Shqiptar publikojnë videoklipin "Jetoj Per Ty", në bashkëpunim me Eki & Hevzi Kumanova.

Më datë 5 Shtator 2014, Hevzi Kumanova publikon videoklipin "Lamtumire".

Më datë 22 Nëntor 2014, Hevzi Kumanova publikon videoklipin "Zemra E Braktisur". Videoklipi u prodhua nga Redonpictures.

Më datë 22 Nëntor 2015, Hevzi Kumanova publikon videoklipin "Amaneti".

Më datë 3 Shtator 2017, Hevzi Kumanova publikon videoklipin "Jemi Te Huaj".

Më datë 13 Korrik 2018, Emir publikon videoklipin "Kthema Zemren", në bashkëpunim me Hevzi Kumanova. Teksti u shkrua nga vetë Emir. Për orkestrimin u kujdes Shaban Isenaj.

Më datë 5 Janar 2019, Hevzi Kumanova publikon videoklipin "Tata Mata". Teksti i këngës u shkrua nga Abaz Selmani. Videoklipi u prodhua nga kompania BUG Production.

Më datë 14 Prill 2019, Emir publikon videoklipin "3 Vitet Tona", në bashkëpunim me Hevzi Kumanovën.

Më datë 16 Mars 2021, Hevzi Kumanova publikon videoklipin "M'plasi Zemra".

Më datë 19 Shkurt 2023, Emir & Hevzi Kumanova publikojnë videoklipin "Pikturë". Tekstin e këngës e punuan në bashkëpunim Emir & Hevzi Kumanova.

Më datë 21 Korrik 2023, Hevzi Kumanova publikon videoklipin "Malli". Teksti i këngës u përgatit nga vetë Hevzi Kumanova, teksa për arranzhimin u kujdes Nexhi Vuniqi.
DËRGOI: