Siç tha ajo, ajo ka lindur në vitin 1999, kur Kosova ishte në luftë. Në atë kohë në spitalin ku lindi ajo punonin mjekë të huaj dhe një nga mjekët që punonte aty quhej Himena, e cila asistonte në lindjen e fermerit. gazetarja Albina Zeneli zbuloi ekskluzivisht se emri i vërtetë i saj nuk është Himena. "Quhet Ibrahime", motra e Himenës sqaron njëherë e mirë të vërtetën e emrit të fermeres: “Nuk quhet Himena. Po ta kërkosh nuk e gjen dot emrin e saj të vërtertë. Unë po e them për herë të parë, ajo quhet Ibrahime Sherifi. E ka nis karrierën me muzikën rrep, por diçka ndodhi rrugës dhe i ka ndarë rrugët me menaxherin. Por ka dash të prezantohet si e zgjuar, që shkruan libra”, u shpreh gazetarja.
Në një intervistë për Ferma Club, Himena u shpreh se nuk është në një marrëdhënie dhe është e hapur për një lidhje nëse ndodh brenda fermës. “Jam çdo ditë e dashuruar me veten time. Jam shpirt i lirë çfarë të vi le të vi”, u shpreh Himena. “’Followersat’ dhe famën i kam pasur jashtë. Njerëzit më njohin si shkrimtare dhe i lexojnë librat e mia. Unë ata adhurues që i kam i vlerësoj shumë”. “Kam ardhur ta sfidojë vetveten, nuk është patjetër të fitojë, çdo ditë jam duke mësuar diçka të re”, ka thënë Himena.