TEKSTESHQIP
Hunays & Nusret Kurtishi - Këshilla Të Birit (Nga Llukmani I Urtë)
Hunays & Nusret Kurtishi
Këshilla Të Birit (Nga Llukmani I Urtë)

Pasi u përzgjodhën bashkëpuntorët dhe u kurua çdo aspekt, materiali muzikor është paraqitur online i ilustruar në prizmin vizual edhe me videoklip, për video produksionin e të cilit është përkujdesur Galaktika Pictures. Videoklipi u publikua më 15 Shkurt 2024. Për muzikën e këngës ka punuar kompozitori Nusret Kurtishi, ndërsa teksti është krijuar nga Hazbi Thera.
Teksti :: Song Lyrics
Hunays:

Lexova Kuran, me shumë kënaqësi
Zoti thot këshillat, na bëjnë shum dobi
E di nuk priton, babi të kam yll
Nga përvoja jote, më jep një këshill

Nusret:

Do ti them ca vargje, me plot urtësi
Nga Libri i Zotit, përplot mirësi
Do të bëjnë dobi, të jesh i sigurt
Këshilla të birit, nga Lukmani urt

Hunays:

Pres me padurim, babi më trego
Asgjë Zotit tim, Un mos i shoqëroj
Si më ke mësuar, e them vet ksaj rradhe
Se shirku ndaj Zotit, padrejtësi e madhe

Nusret:

Fale bir namazin, urdhro për të mirë
Pengoje të keqen, sillu me mëshirë
Dhe çdo gjë në jetë, ty që të godet
Bëhu i durueshëm, burrë i vërtet
Kur je ne namaz, zemren tane ruje
Ruaje dhe gjuhen, fjalen kur e thue
Ruaje shikimin, në shtëpi të huaj
Mos i nënqmo tjerët, me njerëz mos luaj

Hunays:

Jemi urdhëruar, prindët ti dëgjojmë
Tu themi fjalë t'mira, dhe mos ti lëndojmë
Si me ja kthy fjalën, babës edhe nanës
Rreth juve un ndihem, si yjet rreth hanës

Nusret:

Bëhu i devotshëm, çdo herë bën tregti
Jep borxh dhe për vete, në borxh mos me hy
Nëse n'vegjëli, ke mësu kultur
Përfito prej saj, kur të bëhesh burr
Kur je nevojtar, mos e nxjerr në shesh
Se pastaj pran njerzve, aspak vler sdo kesh
Çdo gjë që të duhet, ndalu thuaj lotit
Kërko veç nga deti, mir'sive të Zotit

Hunays:

Kur han edhe pin, shih mos e tepro
Ktu shkruajn dy gjëra, kur mos i harro
Mos harro Allahun, Zotin Fuqiplotë
Mos e harro vdekjen, sa t'jesh n'këtë botë

Nusret:

Bëhu I qëndrueshëm dhe mos u dobso
Dhe këta dy gjëra, kur mos i kujto
Kush të ka bë keq, mirë kujt i ke bë
Kta dyja harroi, mos i përmend më
Me selam çdo njërin, me e përshëndet
Para se tu flasësh, dorën ua jep
Në mendofsh se fjalët, prej argjendi jan
Heshtja esht' flori, më shum vler ka!

VIDEOKLIPE

Komente 0