TEKSTESHQIP
Hunays - Jam Musliman
Hunays
Jam Musliman

Autor i tekstit është Hazbi Thera.

TEKSTI :: SONG LYRICS

I
Beje t'mirën hidhe n'det
Ke me gjet në ahiret
E kur jep ti sadaka
As e majta mos me pa

E një t'keqe kush ta ban
Mos e ndro moralin tan
Ti dallohu me mëshir
Dhe vazhdo qëndro i mir

Refreni
Unë jam musliman
Jam me din e me iman
Jam krenar si dje e sot
Se Allahum e kam Zot

II
Mbahu fort mos u dobso
Kokën lart mos u dorrzo
Sado sprova që t'godet
Ke Allahun nuk je vet.

Trego sjellje edukat
Pendohu për çdo mëkat
Respekto bab e nan
Kjo te Zoti peshon ran
Komente 0