>
BIOSHQIP
Biografia
Djaloshi simpatik që ka marrë tashmë me këngën e tij te re zemrat e vajzave, është me origjinë nga Prizreni, por që ka lindur dhe jeton në Zvicër. Zëri i tij tashmë është pjekur mirë falë edhe shkollës së muzikës që ai ka bërë kur ishte i vogël e ndoshta nesër mund të jetë një artist i madh falë këtij zëri dhe stilit të vecantë të të kënduarit. Këngëtarit kosovar i pëlqen shumë muzika që bën Usher, ndërsa nga shqiptarët veçon dhe dëgjon shumë rokerin Shkumbin Ismajli. Hysenit i pëlqen shumë këngëtarja Dafina Zeqiri ëndërron një duet me të, sepse edhe vetë ai dëgjon dhe pëlqen shumë muzikën RnB.

Më datë 13 Tetor 2013, Hysen Sallauka publikon videoklipin "Per Nje Puthje". Teksti u shkrua nga Izet Rraci. Videoklipi u prodhua nga Urban Graphics. Një baladë e bukur e stilit mix-rock me një video cilësore nga “Urban Graphics”.
KATEGORI: