TEKSTESHQIP
Biografia
Ilir Hajdari lindi në fshatin Bec (Gjakovë) në vitin 1977. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në Gjakovë, ndërsa studimet për letërsi i ka nisur në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë, të cilat për shkak të rrethanave të luftës u detyrua t’i ndërpres, për t’i kryer pas lufte në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë.

Qysh në rininë e hershme është marr me poezi, ku edhe është shpërblyer disa herë. Në vitin 1997, nga ORSH (Organizata e Rinisë Shkollore) është zgjedhur kryeredaktor i revistës së rinisë “Bota jonë”, në krye të së cilës qëndroi deri në vitin 1998. Gjatë luftës ka qëndruar në Tiranë ku ka bashkëpunuar me gazetën “Zëri i Kosovës”.

Pas luftës, në Teatrin Amator “Emin Duraku” të Gjakovës ka bërë disa regji, ndërsa në Teatrin Profesionist ka interpretuar herë pas here. Ka bashkëpunuar me Agjencinë e Lajmeve “Kosovapress”, me të përditshmen “Epoka e re”, “Gazeta e re”, “Nacional”, “Fokusi” dhe “Infopress”. Për një kohë ishte kryeredaktor i revistës për të rinj “Ideja”.

Në Vitin 2008 Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ia boton përmbledhjen me poezi “Elegji për lotin” nën përkujdesjen redaktoriale të Kadrush Radogoshit.
Ilir Hajdari jeton dhe vepron në Gjakovë.

Kontribuan:
Komente 0
KOHËSHTRIRJA
▸ {{ evt.subtypes.replace(/\|/g,'  ▸ ') }}
{{ evt.descrip }}
📆  {{ evt.fancy_date }}