Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ilir Shaqiri - Nkembe Presheve Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2

Pa n’dëgjo vlla preshevarë
Trup e kokë, një shpirtë i ndarë
Jena shkelë, si lis prej guri
Po na ndajnë, prej flamuri
Jena shkelë, si lis prej guri
Po na ndajnë, prej flamuri

N’kamë Preshevë se s’ka me pritë
Sot ka ardhë e mrama ditë
O me mbetë si zog n’shkretinë
O me u lidhë me Shqiptarinë
Pasha plisin tonë të bardhë
Pasha gjakun tonë Shqiptarë
Qiell e tokë bashkë i plagojmë
Gjallë Preshevën nuk e l’shojmë.

S’na e ndrrojë gjuhën Roma e lashtë
Osmanlitë i nxorrëm jashtë
Tremijë vjet s’jemi koritë
N’mollë të kuqe u ndamë një ditë
Tremijë vjet s’jemi koritë
N’mollë të kuqe u ndamë një ditë

N’kamë Preshevë se s’ka me pritë
Sot ka ardhë e mrama ditë
O me mbetë si zog n’shkretinë
O me u lidhë me Shqiptarinë
Pasha plisin tonë të bardhë
Pasha gjakun tonë Shqiptarë
Qiell e tokë bashkë i plagojmë
Gjallë Preshevën nuk e l’shojmë
Gjallë Preshevën nuk e l’shojmë.


Ky tekst u dërgua nga Fat





Ilir Shaqiri - Nkembe Presheve
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Nkembe Presheve".
3. Video është e këngës "Nkembe Presheve", por nuk këndohet nga Ilir Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Ilir Shaqiri:


Komente 0