TEKSTESHQIP

Ilir Shaqiri
Këngë Për Ali Ajetin
Lyrics

Ikin ditët, ikin motet,
Në çdo Maj ti vjen tek shokët, hej.
Si lulëkuqe nëpër grurë,
Gjaku jot u bë flamurë, hejj.

Ti student me armë në dorë,
Për Kosoven dhe dëshmorë, jej.
Ti je gjallë Ali Ajeti,
Se nuk vritet amaneti,
Se nuk vritet amaneti.

Ref: 2x
Jo nuk vritet amaneti,
Ti je gjallë Ali Ajeti.
Je tek këngët e lirisë,
Je tek drita, je tek drita e Shiptarisë.

Biri nënës nuk u vra,
Ti jeton Ali vëlla, hej.
Në çdo ëndërr e rinisë,
Tek çdo prag i Shqiptarisë, hej.

Amaneti brez pas brezi,
Gjithë Kosoven flakë e ndezi, hej.
Biri llapit trim i rrallë,
Gjithë Kosova të ka djalë,
Gjithë Kosova të ka djalë.

Ref: 2x
Jo nuk vritet amaneti,
Ti je gjallë Ali Ajeti.
Je tek këngët e lirisë,
Je tek drita, je tek drita e Shiptarisë.