Më mbaj mend (për 1 muaj)

Ilir Shaqiri - Baladë Për Nënën Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6

Kam nënloken n'mes t'New Yorkit,
n'rrokaqiell n'tetëdhjetin kat,
po më thotë t'i shtyj karrocën,
të dal n'ballkon t'flladitem pak.

Tetëdhjetë kate kjo ngrehinë,
tetëdhjetë vjet unë sot i bana,
sa kam mall per Shqiprinë,
për ninullën nina nana.

M'thuj o bir nga bjen Shqipria,
se në zemër kam nji peng,
atje janë ëndrrat e mia,
atje është nji plagë që m'dhemb.

M'thuj o bir nga bjen Shqipria,
ma do zemra shqip kët' fjalë,
atje janë ëndrrat e mia,
atje është nji zjarr që m'kallë.

Shpesh në ëndërr m'bje ndërmend,
herë në gjumë herë kur jam zgjuar.
Ku jam lindur n'trollin tem,
ku jam rritë e nusëruar.

N'sytë e saj si rrezja e diellit,
shfaqet pamja e katundit,
në ballkon të rrokaqiellit,
ajo l'shon frymën e fundit.

M'thuj o bir nga bjen Shqipria,
se ne zemer kam nji peng,
atje jane ëndrrat e mia,
atje është nji plagë që m'dhemb.

Do t'i them nga bjen Shqipria,
nipit do t'ja bëjë me dorë,
atje janë këngët e mia,
atje është qielli arbror.

Ky tekst u dërgua nga Shkup



Publikimi: 18/09/2009
Festivali: Çelësi Muzikor 3
Muzika: Ilir Shaqiri
Teksti: Adem Gashi
Orkestrimi: Korab Shaqiri


Më Shumë Këngë Nga Ilir Shaqiri:


Komente 0


Ilir Shaqiri - Baladë Për Nënën
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Baladë Për Nënën".
3. Video është e këngës "Baladë Për Nënën", por nuk këndohet nga Ilir Shaqiri.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.