TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri & Arben Krasniqi - Çelë Shabani
Ilir Shaqiri & Arben Krasniqi
Çelë Shabani

Dilemës klip po, apo klip jo, i është dhënë një përgjigje, pasi projekti muzikor u bë i disponueshëm tek ne i punuar shumë bukur me anë të një klipi muzikor, i cili u publikua me datë 3 Shtator 2023. Këngës i janë përshtatur vargjet nga Adem Gashi.

Teksti :: Song Lyrics

Sa ka çelë, agu prej territ
Sa ka nisë me zbardhun drita.

Falë me shnet, heu Jakup Ferri
Ja po zdirgjem me petrita.
Vij nga Stankaj-të e Rugovës
Me stuhi oo, oh e fjolla t’borës.

Sa t’ketë gurë e sa t’ketë lisa,
Sa t’ketë burra e djem me plisa
Bash si shqipe lëshohen rrahut
E ja marrin kang’s majëkrahut:

Refr.:
Bjeshka bjeshkën po e d'vetë
Çelë Shabani ku ka mbetë, oh ku ka mbetë?
N’fushë t’Nokshiqit bregut t’Limit
Tre t’pa kokë pranë shtatit t’trimit, ooo
Shtatë varrue tuj e ba gjamë
S’ka ç’me i pa e zeza nanë, oo e zeza nanë.
Ballë për ballë jeta dhe vdekja.
Dymdhetëmijë me tetëmijë veta, ooo
tuj luftu për troje t'veta.

Çela sheh tutje mbi male,
Trimat jo me numër s’maten.

Sali Jahën, zo ku e kam
Si dragua n'dorë mban shpaten
Kaje Shabani, ja ka lanë vetë
Si kreshniket oo, oh na i lëshon rrufetë.

Kapedan ndër kapedana
Kanë ba be n’shqipe t’flamurit,
S’ka kthim mbrapa, hej t'bekoftë zana
Se nuk l’kundet fjala e burrit.

Refreni:
Bjeshka bjeshkën po e d'vetë
Çelë Shabani ku ka mbetë, oh ku ka mbetë?
N’fushë t’Nokshiqit bregut t’Limit
Tre t’pa kokë pranë shtatit t’trimit, ooo
Shtatë varrue tuj e ba gjamë
S’ka ç’me i pa e zeza nanë, oo e zeza nanë.
Ballë për ballë jeta dhe vdekja.
Dymdhetëmijë me tetëmijë veta, ooo
tuj luftu për troje t'veta.
Ballë për ballë jeta dhe vdekja, ooo
tuj luftu për troje t'veta.

Kontribuan:
Renditja
Top 200
Komente 1