TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Katër Stinët E Dashurisë
Ilir Shaqiri
Katër Stinët E Dashurisë

Teksti :: Song Lyrics
Se mbaj mend si shkoi Pranvera,
Si më ike edhe ti,
Zogjtë sërish i solli era,
Streha zu e pikon shi.
Ditët ikin ndërrohet stina,
Ndërrojmë dhe ne por jo kujtimi,
Në një kopsht me trëndelina,
Midis vere resh trishtimi..

Në fund të botës a në skaj,
Ku ke humb o shpirt pa faj?
Nuk të gjej as nuk më gjen,
Malli yt të qetë s'më len.
As një letër e asnjë fjalë,
Dashuri që djeg si zjarr.

Rrushi nxin tutje në vreshta,
Kokërrzohet loti gur.
Shtrat me gjethe bëri vjeshta,
Pritjen time si dikur.
Zuri dimri borë e trashë,
Vello e bardhë e nusërisë,
Se si ikën nuk i pashë,
Katër stinët e dashurisë.

Në fund të botës a në skaj,
Ku ke humb, o shpirt pa faj?
Nuk të gjej as nuk më gjen,
Malli yt të qetë s'më len,.
As një letër e asnjë fjalë,
Dashuri që djeg si zjarr.

Se si ikën nuk i pashë,
Katër stinët e dashurisë.

DËRGOI:
Komente 1