TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - E Dua Prishtinën
Ilir Shaqiri
E Dua Prishtinën

Teksti :: Song Lyrics
Sa herë më zgjojnë ëndrrat
Netëve nëper botë,
Sa herë më ndjen
Zemra etje e përmallim,
Të gjitha dëshirat
I mbush në një gotë
Dhë i pijë me fund
Për qytetin tim!

Ngado shkoj prap kthehem
Kthehem fluturim
Qerdhe ku ndërtojnë
Zogjët për q'do ditë
Fole dashurie o këngë
E shpirtit tim
Qytet që tmerr zemrën
Me një përqafim!

Ref:
E dua Prishtinën si këngën e parë
E dua si zogun qiellit fluturim
E dua si bregun që puthët me valë
Qytet që t'merr zemrën me një përqafim!
E dua Prishtinën si dashurinë e parë
E dua si zogun qiellit fluturim
E dua si bregun që puthët me valë
Qytet që t'pushton me një përqafim!
Komente 0