TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Princesha E Dukagjinit
Ilir Shaqiri
Princesha E Dukagjinit

Teksti :: Song Lyrics
Më bëjnë sytë a jam në ëndërr?
N'mes Prishtinës, n’mes Prishtinës val' e Drinit
Si një fllad që zbret prej bjeshke
Është nji gocë, ështe nji gocë prej Dukagjinit.
Kur më vjen përmes qytetit
Sjell blerimin lule n'maj
Baltë e pluhur do të bëhëm
Po s'u bëra, po s’u bëra mik i saj.

Ref:
Moj princesh' e Dukagjinit
Kur të pres ty netëve të vona
Ma sjell Drinin n'mes t'Prishtinës
Aty mbyten puthjet tona,
Moj princesh' e Dukagjinit
Kur ta mbledh flokun në dorë
Shtatë ujvarat bulbërohen
I shkrijnë majat me dëborë...

Rreze dielli e Dukagjinit
që më ngroh, që më nxe, më nxen pa nda,
herë pranverë në mes të dimrit
herë je lumë, herë je det n'Sahara,
Kur më vjen përmes qytetit
Sjell blerimin lule n'maj
Baltë e pluhur do të bëhëm
Po s'u bëra, po s’u bëra mik i saj.

Ref:
Moj princesh' e Dukagjinit
Kur të pres ty netëve të vona
Ma sjell Drinin n'mes t'Prishtinës
Aty mbyten puthjet tona,
Moj princesh' e Dukagjinit
Kur ta mbledh flokun në dorë
Shtatë ujvarat bulbërohen
I shkrijnë majat me dëborë...

Moj princesh' e Dukagjinit
Kur ta mbledh flokun në dorë
Shtatë ujvarat bulbërohen
I shkrijnë majat me dëborë...

DËRGOI:
Komente 0