TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Kosovë
Ilir Shaqiri
Kosovë

Teksti :: Song Lyrics
Mos ëndërro as një fushë pjellore të blertë
bjeshkët e larta krenare dimer e verë
mos dëshiro livadhe të buta e të gjëra
mos u lekis për gjallëri maji, as në pranvera.

Mos u mahnit me ylbera, e qiej të botës
rrugë të pa fund mes detit, qiellit, e tokës
Mos sodit vashat duke i buzëqeshur veres
zogj't e vegjel duke u rritur n'gji të qerdhes,
ne gji të qerdhes.

Mos vrapo pas lumenjeve,
se kurrë nuk ndalen
as nëpër rrezet e diellit qe qajn, shtergaten,
ktheju fushes, malit, zogjet ku shqip cicërojn
ku abetaren lumejt shqip ua msojn, ua msojn.

(ref. )

Asgjë nën ket qiell
asgjë mbi kët tok
mos lakmo nëse nuk e ka
emrin Kosovë

Asgjë nën ket qiell
asgjë mbi kët tok
mos lakmo nëse nuk e ka
emrin Kosovë

DËRGOI:
Komente 0