TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Do Te Kthehem Ne Prishtine
Ilir Shaqiri
Do Te Kthehem Ne Prishtine

Kënga mbart vargjet e shkruara nga Izet Rraci.

Teksti :: Song Lyrics

Nga do që të shkoj
T’eci ditë e natë,
M’pyesin zogjtë e malit,
Nuk më lënë rehat.

M’pyesin ata, m’pyesin,
Sikur nuk e dinë:
Ku shkojnë kosovarët,
Pse në Kosovë nuk rrinë?

M’pyesin ata, m’pyesin,
Sikur nuk e dinë:
Ku shkojnë kosovarët,
Pse në Kosovë nuk rrinë?

Detit po të shkoj,
Dita bëhet natë,
M’pyesin valët e detit,
Nuk më lënë rehat.

M’pyesin ato, m’pyesin,
Sikur nuk e dinë:
Ku shkojnë ulqinakët,
Pse në Ulqin nuk rrinë?

Sharrit po të ngjitem,
Eci ditë e natë,
M’pyesin zogjtë e malit,
Nuk më lënë rehat.

M’pyesin ata, m’pyesin,
Sikur nuk e dinë:
Ku shkojnë tetovarët,
Pse në Tetovë nuk rrinë?

M’pyesin ata, m’pyesin,
Sikur nuk e dinë:
Ku shkojnë preshevarët,
Pse në Preshevë nuk rrinë?

Nga do që të shkoj,
Njeri i pafat,
Ëndrrat për atdhe
Nuk më lënë rehat.

Më zgjojnë ato, më zgjojnë,
Dhe sikur e dinë:
Zemra ime m’thotë:
Do t’kthehem në Prishtinë.
Do t’kthehem në Prishtinë.
Do t’kthehem në Prishtinë.

Kontribuan:
Blerta Rraci,
Halil Sinani,
Izet Rraci,
Lona,
Sami sami
Pjesë e albumit
Liri
Renditja
Top 200
Komente 1