TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Tahir Meha
Ilir Shaqiri
Tahir Meha

Teksti :: Song Lyrics
Dikush mazhit ja shkel lulet
Po trimëria nuk përkulet
Vjen nga shekujt
E në Prekaz ndalet
Oooo kushtrim lufte marrin malet
Marrin malet o.

Nuk ka forcë hej që lidh trimin
Tahir Meha s’njeh dorëzimin
Pushka e tij hej 20 vjet
Oooo në ball’ armikun e godet
E godet o heeeej.

Kush po e bën hej pushkën flakë
Tahir Meha me babën plak
Një kullë vetëm në malësi
Ballë për ballë me një ushtri
Po shkrin hekur babë e djalë
Tankun, topin e kanë ndalë
Gjaku rrjedh heu kodrës t’shpatit
Jam hej nipi i Emin Latit oooo.

Ngrihet dita e bjen terri
Tanë armiqtë heu i kap tmerri
Turr e vrap hej shkon mandata
Oooo mortja vet hej kthehet mbrapa
Kthehet mbrap’ hejjjjjj.

Ajo pushkë e Tahirit nis e shkrep n’dor’ t’Beqirit
Pushka e tij heu 20 vjet
Në ball’ armikun e godet
E godet o heeejjjj.

Kush po e bën hej pushkën flakë
Tahir Meha me babën plak
Një kullë vetëm në malësi
Ballë për ballë me një ushtri
Po shkrin hekur babë e djalë
Tankun, topin e kanë ndalë
Gjaku rrjedh heu kodrës t’shpatit
Jam hej nipi i Emin Latit oooo.

Bashkë tre burra vijn’ te varri
Një be bën Adem Jashari
Veç ky shteg hej veç kjo udhë
Sjell lirinë o me flamur
Veç ky shteg hej veç kjo udhë
Sjell lirinë o me flamur o hejjjj.

DËRGOI:
Komente 1