TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Zemra E Kumanovës
Ilir Shaqiri
Zemra E Kumanovës

Për kompozimin dhe për fjalët e këngës është kujdesur vetë artisti.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Një vargmal plot me vllazën
Adem legjendari,
si rufe prej Kumanove
vjen Ismet Jashari
vjen Ismet Jashari
Tokë e mbushur zjarr e plumba
n'troje të Dardanis prapa shokët e idealit
djem t'zgjedhur të Arbëris
djemt e zgjedhur t'Arbëris
(Hooooooooooo)
Po vij moj nan' loke
gdhendur ne çelik
shekujt shkojn e vijnë
unë s'do të luj qerpik.

[Refren]
Ti që theve mur
e gurët e kufinit
ti je vet kalaja
kulla e bashkimit
cdo vere do të sjellin
lulkuqe të kosovës
oo Ismet Jashari
zemra e Kumanovës

Pesë goca si rreze dielli
kur vijnë prej mërgimi,
pesë lulëkuqe të gjakut njoma
mbi varr të këtij trimi,
mbi varr të këtij trimi.
Lot as shi nuk ka mbi lule
jo moj Marigona
dhe atdhe babë i thërasin
të rritesh si shqiponja
të rritesh si shqiponja.
(Hoooooooooooo)
Mbahu moj nanë loke
ballin dert me halle
kthehem i pavdekshëm
atje n'Orizare

Refren
Ti që theve mur
e gurët e kufinit
ti je vet kalaja
kulla e bashkimit
Cdo verë do te sjellin
lulkuqe të Kosovës
oo Ismet Jashari
zemra e Kumanovës

Kontribuan:
Ismajl Shala,
Flodina Brajshori
Komente 3