Ilir Shaqiri
Trëndafilat E Turkeshës
Trëndafilat E Turkeshës
Teksti :: Song Lyrics
Marmaraja bojëgjelbër, bojë e çallmës së sulltanit,
Ndrit nën gjunjët e Stambollit, portës plakë të vatanit.
Cipë e trupit tënd të bukur e lëmuar si tespihe
Shket në varkën e përgjumur, feks me naze dashurie.
Ti më thua se për varkat s’bëj dot vjersha unë i ziu,
Sipas teje vargje thurte veç poet Orhan Veliu.
Të përgjigjem se poetin e njoh mirë e ma ka ënda,
Ky për varkat bukur shkruan, unë këndoj ç’ka varka brënda!
Ti zë qesh e thua prapë: “Ka poetë Arnaut-stani”?
Të përgjigjem: “Kish poetë që kur priste jatagani.
Dale dale them me vete tek fshin djersët Hyzmetxhiu,
Vetë Abdyli ish armatë, ish armatë edhe Samiu.
Dhe armatë e tretë e madhe gjeneral poet Naimi,
Që lëshonte nga Stambolli divisione vjershërimi.
Në Stamboll nën jataganin ngrinte këngë e ligjërime
Ky sulltan i poezisë, Naim beu i tokës sime!”
Ndofta, zonjëz të kujtohet arkitekti bash Sinan,
Në Stamboll i ngrenë minaret dy xhamitë e tij me nam.
Deh!turkesha rreth shuplakat, gishti i bardhë nxjerr inxhi,
-“Arnaut shejtan me brirë, qenke tepër shakaxhi”!-
Dhe të tri këto armata nuk i preu dot jatagani,
I mekonte turku vetë, fshehur turqve nga Sulltani.

Ky sulltan i poezisë Naim beu i tokës sime.

- Publikimi: 01/12/2007
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 1