TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Tokën E Kuqe Se Dridhë As Topi
Ilir Shaqiri
Tokën E Kuqe Se Dridhë As Topi

Teksti :: Song Lyrics
Tokën e kuqe se dridhë as topi,
heu bukën e Arbërit e djeg baroti.
Çerçiz Topulli e rrahu telin,
heu jap dy sytë për Idriz Seferin.
Çerçiz Topulli e rrahu telin,
heu jap dy sytë për Idriz Seferin.
hejheeej hejheeeej

Ded Gjo Luli e Bajram Curri,
ngritën armët o n’shtizë flamuri,
heu ngritën armët o n’shtizë flamuri.

Plaku i maleve e dha kushtrimin,
heu krah për krah o me Boletinin.
Kush na i prekë ne trojet tona,
heu njëmijë sulme i kthejmë dhurata.
Kush na i prekë o ne trojet tona,
njëmijë sulme i kthejmë dhurata.
hejheeej hejheeej

Na thrret gjaku e na thrret liria,
hedhim tym o me dy alltia,
o hedhim tym o me dy alltia.

Shqipja e lashtë o sa jeta e gurit,
heu n’gjoks dy krena o në palcë t’flamurit.
Me shtatë krajlat o thotë luftova;
heu n’kamë Malësia o n’kamë Kosova.
Me shtatë krajlat o thotë luftova;
heu n’kamë Malësia o n’kamë Kosova.

Për këto troje me besën e burrit,
lidhem besën o n’shtizë t’flamurit,
heu lidhem besën o n’shtizë t’flamurit.

DËRGOI:
Komente 0