TEKSTESHQIP
Ilir Shaqiri - Toka Dridhet, Deti Po Gjëmon
Ilir Shaqiri
Toka Dridhet, Deti Po Gjëmon

Teksti :: Song Lyrics
heeejj
Toka dridhet, deti po gjëmon,
me shtatë krajlat shqipja po lufton.
Mali malit ja përcjell ushtimën,
Bajram Curri e thrret Hasan Prishtinën.
Ded Gjo Luli o prej majës s’malit,
Luigj Gurakuqi, Bajo e Mihali.
Azem Bejta çetav’ me ju pri,
me besa-besë ja vdekje ja liri,
ja vdekje ja liri…

heeejj
N’kuvend të Greçës tek burimi i dlirë,
rrjedhin dymdhetë pika për atdheun e lirë.
Lidhet besa e dhanë n’kuvend t’Junikut,
Idriz Seferi n’grykë të Kaçanikut,
kryt e kulçdrës po ja shtyp me gur,
i urti plak rrugon për flamur.
Krah i djathti rrin ai ma trimi,
me dy koburre Isa Boletini,
Isa Boletini…

heeejj
Ismail Qemali shkallë e shkallë po ngjitet,
si valt’ e detit shqipja po valvitet,
tmerr si Kariqi n’toka arbnore,
gjama nis n’oborret mbretnore.
Çdo gur e dhe që tregon historia,
u la me gjak që e fali djelmnia.
Gjiri i nanës kurrë nuk shterroi,
heeejj lufta kosit por ajo i dhjetëfishoi,
ajo i dhjetëfishoi o heejj…

DËRGOI:
Komente 0