Ilir Shaqiri
Tivari Në Gjamë
Tivari Në Gjamë
Siç e do tradita e hiteve, ky projekt është lansuar para shikuesve nga sfera vizuale me një klip muzikor, i cili u publikua më 8 Maj 2014.
TEKSTI :: SONG LYRICS
Ç’po ushton hej njaj det o i zi e,
gjak shqiptari ka vën’ nër sye,
notojnë plisat përbuz’ Tivarit,
për t’ja humb farën shqiptarit,
nga nantoka del nji gjamë,
n’gjoks e mban vllaun e vramë.
Ooo…
Çka ka deti o që s’po i përbin,
shkum’ e gjak more o po shkojn përmbi,
herë vjen vala e i nxjerr vetë,
s’kanë adresa njerzt’ e shkretë,
janë përzi mitana e shoka,
jan mbledh bregut e s’i han toka.
Ka dalë n’kodër e i pret nana,
se i kanë lanë nuset e zana,
se i kanë lanë fëmijët n’subina,
t’rriten fëmijët mbesin jetima,
i kanë lanë shtëpitë me flat,
qysh nga pragu tuj derdh gjak.
Ooo…
Çka ka deti ó çka ka o Tivari,
nga shtat’ herë mor’ hej po vdes o shqiptari,
po i mbledh plumat o me gjoks t’vetë,
as sa guri zë s’po qetë,
po i mush gjepat me zorr t’veta,
po i lodrojnë komt’ e shkreta.
Po ç’ka than njaj djal’ o i ri e,
çomja nanës ni cop’ mushknie,
çomja nanës ni cop’ mushknie,
kur t’i nalet fryma n’pleqnie,
çomja fëmijëve k’to tirq të gjata,
t’i mbajnë mend mos t’shkojnë si baba.
Ooo…
Po’i përgjegj more heh njaj gjysëm-insani,
lere nanën ó po t’thotë o vatani,
lere nanën e hec bajmë vdekjen,
në Kosovë ta bajmë përpjekjen,
kur shqiptari ma mos t’ruhet,
ku do vdes more o emrin ku duhet.
gjak shqiptari ka vën’ nër sye,
notojnë plisat përbuz’ Tivarit,
për t’ja humb farën shqiptarit,
nga nantoka del nji gjamë,
n’gjoks e mban vllaun e vramë.
Ooo…
Çka ka deti o që s’po i përbin,
shkum’ e gjak more o po shkojn përmbi,
herë vjen vala e i nxjerr vetë,
s’kanë adresa njerzt’ e shkretë,
janë përzi mitana e shoka,
jan mbledh bregut e s’i han toka.
Ka dalë n’kodër e i pret nana,
se i kanë lanë nuset e zana,
se i kanë lanë fëmijët n’subina,
t’rriten fëmijët mbesin jetima,
i kanë lanë shtëpitë me flat,
qysh nga pragu tuj derdh gjak.
Ooo…
Çka ka deti ó çka ka o Tivari,
nga shtat’ herë mor’ hej po vdes o shqiptari,
po i mbledh plumat o me gjoks t’vetë,
as sa guri zë s’po qetë,
po i mush gjepat me zorr t’veta,
po i lodrojnë komt’ e shkreta.
Po ç’ka than njaj djal’ o i ri e,
çomja nanës ni cop’ mushknie,
çomja nanës ni cop’ mushknie,
kur t’i nalet fryma n’pleqnie,
çomja fëmijëve k’to tirq të gjata,
t’i mbajnë mend mos t’shkojnë si baba.
Ooo…
Po’i përgjegj more heh njaj gjysëm-insani,
lere nanën ó po t’thotë o vatani,
lere nanën e hec bajmë vdekjen,
në Kosovë ta bajmë përpjekjen,
kur shqiptari ma mos t’ruhet,
ku do vdes more o emrin ku duhet.
Kontribuan:
- Publikimi: 08/05/2014
- Ora: 16:03
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0